E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vareze-Modena, duel për shërbimet e Bogdanit

Që Erjon Bogdanit nuk i pëlqen të qëndrojë në stol, përpos 35 viteve që ka mbi supe, kjo gjë tashmë dihet. Te Çezena, skuadër me të cilën po luan për vitin e dytë radhazi, “Bogu” nuk po gjen hapësirat e duhura dhe mund ta mendojë një rikthim në Serie B, aty ku shpërtheu 8 vjet më parë me fanellën e Salernitanës dhe më pas të Hellas Veronës. Sidoqoftë, sipas asaj që shkruar “Gazzeta di Modena”, Vareze është më e favorizuar për ta bërë të sajin sulmuesin shqiptar. Në fakt, lojtari është zgjedhje e parë për skuadrën e Modenës, por Vareze mund të kthehet dhe të investojë shifrat e duhura për Bogdanin nëse sheh që t’i dështojnë disa pista të tjera që ka aktualisht. Lojtari kuqezi në Serie B ka shënuar 32 gola në 106 ndeshje dhe duke parë se kontrata e tij me Çezenën skadon në qershor të vitit 2012, romanjolët mund të mos e pengojnë Bogdanin që të bëjë një lëvizje që në janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›