Debat i ashpër mes republikanëve në Floridë

Rivalët u përplasën, teksa Romney e quajti Gingrichin një “faktor cikërrimtar”, duke deklaruar se ai dha dorëheqjen nga Kongresi me turp. Ndërsa Gingrich u kundërpërgjigj, duke thënë se biznesmeni i pasur nuk mund të thotë të vërtetën.
Dy sondazhe të publikuara të hënën sugjerojnë se Gingrich ka gjasa të fitojë në Florida, pasi numri i votuesve në favor të tij u rrit me 9 për qind.
Në akuzat e ashpra që hapën debatin, Gingrich dhe Romney u fokusuan tek çështja e zgjedhjes së tyre.
I pari tha se nuk do të mund “të kalbej” në Washington, ndërsa tjetri e kundërshtoi lidershipin e rivalit, duke thënë se zoti Gingrich u largua nga Kongresi me turp.
Më herët, Romney pranoi gabimin taktik në sulmin drejtuar rivalit të tij në Karolinën e Jugut, pasi rezultatet e sondazhit mbi propozimin e tij për kthimin e tatimeve treguan një rënie të mbështetjes në prag të zgjedhjeve primare në Karolinën e Jugut.
“Mësova diçka nga kontesti i fundit në Karolinën e Jugut. Tani unë nuk do të rri mënjanë dhe të pranoj sulmet pa iu përgjigjur zjarrit”, tha ai.