Kina kërcënon SHBA-në me luftë!
Deklarata vjen nga Presidenti kinez, Hu Jintao, i cituar European Union Time, organ i Pentagonit.
Edhe kryeministri rus, Vladimir Putin, e ka konfirmuar lajmin, duke cituar fjalët e kreut të shtetit kinez. Forcat detare të Kinës janë aktualisht në gjendje të lartë gatishmërie dhe presin vetëm një urdhër nga Hu Jintao.
Presidenti kinez premtoi gjithashtu se do ta ndihmojë Iranin edhe me koston e Luftës së Tretë Botërore.
Në anën tjetër, SHBA-ja ka ashpërsuar edhe më shumë masat ndëshkuese ndaj Iranit.
Ministria amerikane e Financave e vendosi bankën e tretë më të madhe në Iran në listën e zezë.
Banka është njëra nga bankat "e pakta të mbetura", që i ofrojnë Teheranit qasje në sistemin financiar ndërkombëtar, deklaroi sekretari i shtetit në ministrinë amerikane të Financave, David Cohen.
Me masat e reja ndëshkuese janë kufizuar tashmë të gjitha aktivitetet e institucioneve financiare më të rëndësishme shtetërore në Iran, tha ai.