E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat mes Jetmirit, Erjonit dhe Gracielës

18/02/10 06:10

Gjatë lojës pyetjet u bënë në një mënyrë që sollën debate. Pas debatit që pati Klodi me Erjonin, lind përsëri një debat akoma edhe më i madh, por këtë herë me Jetmirin. Gjatë këtyre ditëve Jetmiri ka bërë thashetheme me banorët e tjerë për sjelljen e Kikës. Ai dyshon se Hakiu ka bërë për vete banorët e shtëpisë së vjetër duke i kthyer kundër tij dhe banorëve të tjerë të shtëpisë së re. Në këtë moment nervozizmi i Jetmirit ka shpërthyer. Kjo shprehje ka acaruar edhe Erjonin i cili i kërkon që të mos e përmend emrin e tij për veprimet e të tjerëve dhe shton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur me të. Unë kam ardhur me këmbët e mia e me to do eci deri në fund- shprehet Erioni. Miri ia thotë këtë gjë edhe në sy Hakiut i cili vjen si për tu sqaruar me të e i thotë Mirit se do ta luftojë deri në fund lojën e tij të pistë. Miri ia kthen me zë të lartë se ai fshihet mbrapa gjithckaje dhe se është ai që ka ndikuar që miqtë e tij brenda shtëpisë ndryshuan mendim për të për dy ditë, por Kika largohet duke e kthyer në premtim fjalën e thënë. Gjate debatit Jetmiri përmend Gracielën dhe thërret të dalë Hakiun, por ky i fundit nuk del jashtë, ndërsa Graciela afrohet dhe e pyet Jetmirin se cfarë kishte kundër saj cfarë ke me mu, mi thuj gjanat në sy i thotë Graciela Mirit. Kaq ka mjaftuar që mes të dyve të lind një debat i ashpër ku Graciela i thotë Mirit se ajo e ka pasur shok, por ai e ndryshon sjelljen dhe sapo shkoi në shtëpinë e re e harroi shoqërinë me të. Jetmiri nga ana tjetër i thotë se është pikërisht Graciela ajo që e ka harruar Jetmirin si shok. Graciela i thotë se atyre u kanë hyrë frika nga nominimet, ndërsa Jetmiri i thotë se asaj dhe banorëve të vjetër të shtëpisë së vjetër janë të lodhur dhe nuk dini të buzëqeshni. Ata debatojnë kush më zë më të lartë se tjetri. Jetmiri i thotë se tashmë ajo e ka humbur shancin për shoqëri me të duke e quajtur me pas si histerike ndërsa ajo e ka quajtur njeri fallco. Pas të bërtiturave dhe ofendimeve Jetmiri fillon të bërtasë duke sharë Hakiun pasi mendon se është ai që i ka kthyer të tjerët kundër Mirit. Graciela ia kthen se kundër i ka kthyer ai vetë pasi është njeri me shumë fytyra. Ajo i kujton atij se edhe për formimin e grupeve ishta ideja e tij dhe ja se si janë tani. Debati vazhdon por tonet fillojnë të ulen. Në kopsht ndodhen edhe Valoni, Seldi dhe Klodi të cilët nuk përfshihen fare në debat por thjesht dëgjojnë. Miri, i qetësuar disi, shprehet se ata që duhet të debatonin e të ishin të stresuar duhet të ishin banorët e nominuar që në të kundërt me këtë janë të qetë e jetojnë paqësisht në shtëpi, ndërsa ata që duhej të ishin më mirë, banorët e shtëpisë së vjetër, janë nervozë e bëjnë sherre. Ai vazhdon të flasë kundër kikës dhe shprehet se është pikërisht strategjia e tij që po i con deri këtu. Ai përmend disa biseda të tij me Kikën ku sipas tij, ky i fundit ishte shprehur se Valonin dhe Rezartën i kishte nga ana e tij dhe bënte aleanca se cilët donte të nominonte. Për veten, Miri shprehet se nuk ka bërë asnjëherë pisllëqe të tilla kundër ndonjë banori për ta nxjerrë nga loja dhe i drejtohet Erionit i cili e konfirmon këtë gjë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›