E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandra gjen fustanin për Oskar

Aktorja me prejardhje shqiptare, Sandra Bullock, e cila konkurron për aktoren më të për çmimin Oskar, me në fund është relaksuar pasi ka gjetur fustanin që do ta vesh gjatë mbrëmjes.

E nominuara për aktoren më të mirë ka pranuar se ndihet keq kur është puna tek fustanët në modë dhe zakonisht ia lënë fatit që të tregoj se si duket.

“Me në fund jam relaksuar sepse kam gjetur fustanin që do e vesh për Oskar por ende nuk di çfarë stolish të vej pasi kam me qindra gjëra të bukura mbi tavolinë”, tha Sandy.

“Nëse me duhet të marrë çantë të madhe me diamante të rreme atëherë me duhet të vesh një fustan me të çuditshme, diçka që dikush nuk do ta kishte veshur përpos meje”.

Sandra – e cila për konkurrente ka aktoren Helen Mirren, Carey Mulligan, Gabourey Sidibe dhe Meryl Streep — kohëve të fundit ka pranuar se ka mundësi që të del nga ceremonia duarthatë.

“Nuk jam ende për të fituar një Oskar”, tha ajo në fillim të këtij muaji.

“Mundësia është 9 me 1 që unë mos të fitoj. Tashmë e di se edhe kush do fitoj. Nuk do ta them, por mundësia është 9 me 1, kjo është e saktë”.

“Por, me duhet të them se të gjitha aktoret që konkurrojnë në këtë kategori nuk lodhen fortë se kush do fitoj. Dikush do të fitoj dhe të gjitha ne do të jemi të lumtura se kush do ta fitoj. Ne jemi të lumtura që kemi arritur deri këtu”, tha në fund Bulock.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›