Pattinson vlerëson Pierce Brosnan

Robert Pattinson është duke u kënaqur me xhirimet e filmit të tij të ri “Remember Me” – sepse është duke punuar me aktorin që e adhuron, Pierce Brosnan!
Bukuroshi i filmit “The Twilight” ka pranuar se është një adhurues i madh i serive të James Bond dhe kishte frikë në fillim kur ka luajtur me aktorin e 007.
“Ajo çfarë jep Pierce nga skenari dhe si luan është e mrekullueshme”, thotë Robert. “Por, më shumë se gjithçka, është shumë mirë të punosh me James Bond-in!”.
Në një intervistë për revistën “Vogue”, Pattinson (23) ka thënë se Brosnan i ka dhënë edhe këshilla se si të sillet me adhuruesit e tij.
“Kam biseduar disa herë me Pierce Brosnan”, tha Rob. “Ai është tërësisht i kuptueshëm dhe nuk bën përpjekje që t’ju demoralizoj”, tha në fund të intervistës bukuroshi anglez.