E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat ne Florida i kandidateve republikane presidenciale

Dy pretendentet kryesore per te marre emerimin e partise republikane per zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 shkembyen akuza per ndryshimin e pozicioneve te tyre per ceshtje qe nga sherbimi shendetesor e deri tek sigurimet shoqerore gjate debatit te mbremshem ne Florida.

Ndersa nente kandidate morren pjese ne debat fokusi ishte tek ish guvernatori i Masacusets Mit Romni dhe guvernatori i Teksasit Rik Peri.

Zoti Romni i kerkoi zotit Peri te shpjegonte perse i eshte referuar sistemit te sigurimeve shoqerore si nje program jokushtetues dhe i manipuluar.

Programi i pensioneve eshte nje ceshtje e rendesishme ne Florida shtet me proporcionin me te madh te votuesve pensioniste ne shtetet e Bashkuara shume prej te cileve mbeshteten tek ky program.

Zoti Peri u kunderpergjigj duke akuzuar zotin Romni se ai ka mbeshtetur shtrirje e ligjit te kujdesit shendetesore te paraqitur fillimisht ne Masacusets ne te gjithe vendin por tani ka ndryshuar qendrim qe kur presidenti Obama fitoi miratimin e nje ligji te ngjashem qe eshte kundershtohet nga politikanet konservatore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›