Pergatitjet per Lojerat Olimpike ne Londer
Ka mbetur vetem nje vit para se stadiumi olimpik i Londres te jete gati per fillimin e Lojerave Olimpike. Stadiumi i cili pritet te kushtoje miliarda dollaresh eshte duke terhequr turmat e turisteve te etur per te pare arkitekturen me moderne te stadimueve sportive. Por po aq terheqese per turistet eshte keto kohe edhe e kaluara e erret e kryeqytetit britanik disa prej te cileve pelqejne turet neper katakombet dhe sistemin 150 vjecar te ujerave te vjetra te qytetit
Nderkohe qe ndertimi i Stadiumit Olimpik te Londres eshte prane perfundimit dhjetera mijera njerez cdo muaj e vizitojne ate.
Shumica e vizitoreve vijne me trena ose mjete tjera transporti por ky vend tani eshte kaq popullor sa qe ju mund paguani per ta pare ate me avion.
Struktura qe eshte duke u ndertuar ne lindje te Londres eshte duke u rritur ne hijen e strukturave te tjera te njohura si kulla Gherkin ne qytetin e Londres.
Prane stadiumit eshte ndertuar nje rruge e nivelit te larte per ciklizem dhe ecje me gjatesi prej kater kilometrash pa u penguar nga trafiku. Kjo rruge eshte nje nga pjeset me te preferuara dhe me te frekuentuara per turistet dhe vendasit.
shte e ndertuar se bashku me kete tub i cili nuk duket i vecante por eshte per tu admiruar.
Kjo eshte nje arritje e rendesishme per inxhinierine qe shpetoi Londren e periudhes viktoriane nga vdekja semundjet dhe fatkeqesite mjedisore.
Edhe lulet e egra kane filluar te rriten perseri pergjate rruges ku nuk mund ta shmangesh eren e squfurit ose ta heqesh mendjen nga struktura e vjeter e stilit viktorian qe gjendet aty prane.
Ndertesa quhet Abbey Mills dhe eshte ngritur ne themelet e nje kishe.
Ky eshte ne fakt nje stacion pompimi dhe per me shume se 150 vjet ka perpunuar ujerat e zeza te Londres duke e bere qytetin me te sigurt.
Rreth nje milion ton ujerave qe vijne nga dyqanet restorantet shtepite dhe shirat e stuhive mblidhen neper kanalizime dhe perfundon ketu.
Kjo u pagezua nga londinezet qe jetonin ne kohen e Mbretereshes Viktoria ne shekullin e 19 si katedralja e ujerave te zeza. Sistemi ishte nje arritje e madhe e monarkise dhe nje sukses i madh ne fushen e inxhinierise nga Sir Joseph Bazalgette.
Ai ka projektuar dhe menaxhuar qindra kilometra te tuneleve qe ende jane thelle nen rruget e kryeqytetit britanik.
Tani sistemi funksionon me ndihmen e pompave elektrike. Per shkaqe sigurie dyert e objektit hapen rralle per vizitoret. Arsyeja e ndertimit te tij fillon ketu ne zemer te Londres. Lumi Thames ndan qytetin ne gjysme. Ne bregun verior te lumit eshte nje ndertese me e famshme Selia e Parlamentit.
Ne vitin 1858 ne lum rridhnin ujerat e zeza ne saje te popullaritetit ne rritje te shpikjes klasike viktoriane te tualetit me uje.
Mungesa e higjienes kishte krijuar tashme nje problem serioz qe sillte shperthimin e epidemise se koleres.
Michael Faraday shpikesi i motorit elektrik ne bashkepunim me te tjere punuan per ti gjetur nje zgjidhje gjendjes.
Ai deklaroi gjithe lumi ishte i piste dhe ka marre ngjyren kafe dhe nje karikature nga periudha tregon neverine e tij.
Por nuk u mor asnje veprim deri sa moti i nxehte beri qe duhma e padurueshme te behej i bezdisshem edhe per anetaret e parlamentit.
Eksperti e tuneleve Rob Smith ka punuar me kompanine Thames Water per 25 vjet.
Padyshim qe era e keqe i detyroi anetaret e paralamentit te largohen nga selia dhe atyre nuk u pelqeu kjo. Pra ata ne thelb i thane zotit Bazalgette te hartoje nje sistem qe do ta zgjidhte problemin brenda qytetit te Londres.
Keta inxhiniere tani po bejne zgjerimin e rrjetit te kanalizimit. Ai eshte ndertuar per nje popullsi prej rreth kater milione banoresh. Popullsia tani eshte dyfishuar dhe ekipe si ky jane duke punuar per nje tjeter projekt prej miliarda dollaresh ne tunelin tideway per te rritur kapacitetin e sistemit.
Kanalizimet e mbingarkuara nga uji i shiut mund te perbejne shqetesim pasi mund te rezultojne ne shkarkimin e ujerave te zeza perseri ne lum.
Ky tunel eshte ne qender te Londres ne afersi te Parlamentit. Veshtiresite e germimit thelle nen toke e kane rritur admirimin e inxhiniereve moderne per inxhinierin Bazalgette dhe mjeshtrit e tij te zgjedhur.
Bazalgette arriti te studioje dhe pastaj te ndertoje nje sistem i cili vjen nga perendimi ne lindje te Londres 150 vjet me pare. Ne kemi hasur ne veshtiresi gjate ndertimit te tuneleve te ngjashme sot megjithese kemi pajisje moderne dhe satelite. Ndertimi i tuneleve per ne ka qene detyre e veshtire. Me cfare veshtiresish mund te jete perballur ai.
Per inxhinieret moderne arritja e tij me e madhe ishte krijimi i nje sistemi qe i ka sherbyer me se miri shume brezave. Pikerisht fale gjenialitetit te tij keta turiste qe vizitojne sot Londren nuk e dine se cfare fsheh ne brendesite e tij ky qytet.