E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për cigaret mes Klodit dhe Domit

11/04/10 14:05

Edhe pse banorët ranë dakord se si do e zgjidhnin problemin e cigareve, sërish ky moment nuk kalon pa debat. Kështu, Jona e para vë re se kanë një kohë të gjatë që po diskutojnë vetëm për këtë cështje e në krahasim me diskutimin për produktet e tjera, ky i duket më i gjatë. Klodi i thotë se gjithnjë debatojnë vec për to dhe fillon të nxehet që ata duhet të shpenzojnë një sasi të konsiderueshme parash vetëm për cigare. mandi i thotë se paratë e mbetura në fund u ndanë në mënyrë të barabartë për të qënë të gjithë të kënaqur, por Klodi nuk pajtohet me këtë sasi të shpenzuar cdo javë, pa menduar edhe për dëshirat e të tjerëve apo duke reduktuar shumë ushqime. Domenika përpiqet ti sqarojë se këtë herë u plotësua dëshira e të gjithëve, sikurse edhe ai që mori verë me lekët e veta. Ajo i thotë se ai po të dojë mund të blejë fruta, por Klodi mendon se nuk duhet të flasin për ushqimet sepse edhe nëse ai porosit, i hanë të tjerët. Domi insiston se këtë herë buxheti është ndarë shumë drejtë, ndryshe nga gjithë herët e tjera. Ajo shton se ai po ngre zërin kot këtë herë, por Klodi vazhdon në mendimin e vetë se banorët hoqën nga lista fruta. Domi ia kthen se ishte ajo që insistoi me të drejtë, edhe pse nuk i ha ato, që këtë herë të merreshin nga të gjitha llojet. Klodi akuzon të tjerët se nuk janë të drejtë sepse kur vjen puna për të ngrënë, ata i hanë të gjitha pa menduar për tjetrin. Për Domenikën, kjo është një cështje që duhet zgjidhur mes atyre që i hanë ato produkte që mendon Klodi. Ai largohet ndërsa Domi vazhdon diskutimin me të tjerët. Ajo e gjykon Klodin që kërkon kaq fruta nga të tjerët, ndërkohë që vetë mori verë. Miri e mbështet mendimin e saj e nuk pranon shprehjen e Klodit se janë egoistë. Ai thotë se vetë nuk ha shumë ushqime e këto i kompenson me cigaren e ndaj nuk mund të quhet egoist. Seldi qetëson Domenikën duke i thënë se edhe Klodi e kuptoi se ishte gabim, por nuk dinte se cfarë të thoshte. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›