E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjesi për banorët

11/04/10 10:00

Ndryshe nga herët e tjera, Hakiu ngrihet i pari, më herët se të tjerët. Duke qënë i vetëm në kuzhinë, ai fillon të merret me punët e mëngjesit. Pas tij ngrihet edhe Seldi që përgatit një kafe e pastaj shkon pranë pianos e fillon të luajë disa pjesë në të. Mandi ngrihet dhe i përgatit një caj Klodit që është i sëmurë, e më pas shtrihet sërish. Klodi ngrihet e bashkohet me Seldin dhe i tregon atij se nuk ndjehet dhe aq mirë. Seldi i jep kurajo duke i thënë se medikamentet do e përmirësojnë. Edhe të tjerët fillojnë të ngrihen me radhë e ndër ta edhe banorja e re. Hakiu pyet Jonën se si ka fjetur mbrëmjen e parë në këtë shtëpi dhe ajo ankohet se ka fjetur keq, ndoshta nga ndërrimi i vendit. Jona ankohet se e ka zgjuar gërhitja e Mirit e ndaj u ngrit.
Banorët janë ngritur të karikuar këtë mëngjes. Kështu, Tatiana fillon të ngacmojë me batuta Seldin, ndërsa ky i fundit, bashkë me Mandin, ngacmojnë Manalin duke bërë ironi me të. por edhe Tatiana nuk lë që ti shpëtojë rasti pa folur me ironi me Mandin.
Seldi përgatit një kafe dhe e vendos në një tabaka të zbukuruar me lule. Ai ia con Domenikës tek krevati e cila është duke fjetur. Seldi përpiqet ta zgjojë, por ajo nuk ndjen dhe fle sërish, ndërsa Seldi largohet duke ia lënë kafen tek krevati të cilën ajo e pi kur zgjohet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›