E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja me Eridionën

11/04/10 02:00

Banorët përgjithësisht merren me bisedat e tyre, por nuk lënë pasdore edhe banoren e re, Eridionën. Ata i urojnë mirëseardhjen dhe herë pas here, shkojnë tek ajo për ta pyetur për gjëra të ndryshme, duke bërë kështu një njohje paraprake. Ajo tregon pak gjëra mbi veten duke i lënë vend vetes që të flasin edhe herë tjetër, pasi shikon situatën e krijuar në shtëpi. Miri mendon se tani i ka ardhur një person me të cilin mund të flasë, ndërsa Klodi i kërkon falje se nuk mund të flasë me të nga gjendja e rënduar shëndetësore. Jona ia kthen të mos e ketë problem sepse do kenë kohë të bisedojnë bashkë. Ajo shëtit nëpër shtëpi për tu njohur me ambientet e më pas përzgjedh krevatin se ku do flejë. Ndërsa shtrihet, afër saj shkojnë Tatiana dhe Manali. Ato fillojnë të bisedojnë dhe Jona u tregon se ka qënë në Afrikën e Jugut për një projekt pune. Atje tani ndodhet edhe i dashuri i saj me të cilin është njohur në punë. Të treja vajzat fillojnë të flasin për njohjet me djemtë dhe është kryesisht Tatiana ajo që tregon lidhjen me ish të dashurin e saj, Landin dhe marrëdhënien me të e prindërit e tij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›