Debat per emertimin e rrugeve ne qytetin e Elbasanit

Disa qytetarë elbasanas kanë ngritur shqetësimin e emërtimit të rrugëve në këtë qytet.
Ky shqetësim i është përcjellë kryetarit Blendi Himçi, i cili në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Elbasanit ia ka përcjellë këtë shqetësim këshilltarëve dhe bashkisë Elbasan.
Himçi nënvizoi faktin se emra të figurave me reputacion të madh për qytetin e Elbasanit figurojnë në rrugë dytësore dhe tretësore, ndërkohë që në disa raste janë hequr emra të mëparshëm.
Ka reaguar menjëherë kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.
Sipas tij, ka patur një vendim të këshillit bashkiak për këto emërtime por më pas kanë qenë vetë këshilltarët që kanë ndërhyrë duke ndryshuar vendosjen e emrave pa dijeninë e bashkisë.
Ai tha se po mblidhen ankesat dhe më pas do ti drejtohet për zgjidhje edhe zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni pasi projekti po ndiqet nga kjo ministri.
Në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Elbasanit u ngritën komisionet ku nuk kanë munguar përplasjet pozitë opozitë për kryesimin dhe emrat.
Ndërsa përsa i përket miratimit të buxhetit ende nuk bëhet fjalë.