E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestrohet 3.4 kg heroinë, në pranga dy shqiptarë e një turk

TIRANE- Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një operacion anti-drogë, duke sekuestuar sasine prej 3.4 kg heroine dh arrestuar tre shtetas.

Sipas zëdhënëses për shtyp të policisë së Shtetit operacioni u shtri në qarqet Tirane dhe Korcë, ku ranë në pranga të policisë shtetasit shqiptar, Edmond Gërxhani 38-vjec, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, turk Abdullah Kili i dënuar më parë për shitje e mbajtje të lëndëve narkotike dhe shtetasi turk, Vehbi Alioglu me banim në Tiranë.

Policia bën me dije e gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Edmond Gërxhani është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë e tipit Zastave.

Sipas zëdhënëses se policisë, 3 shtetasve iu sekuestruan 3 kg e 400 gramë lëndë narkotike, armë zjarri e tipit Zastavë, aparatë celularë dhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të të arrestuarve janë dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, dhe mbi to rëndon akuza ‘trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim’, ndërkohë që mbi shtetasin Edmond Gërxhani rëdnon edhe akuza ‘armëmbajtje pa leje’
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›