Kosova pret të marrë në tetor ushërrëfyesin për vizat
PRISHTINË- Autoritetet kosovare presin që brenda muajit , të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa shpresojnë që jo më larg se një vit të fitojë edhe liberalizimin.
Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, ka thënë se pavarësisht lajmeve të mira nga Brukseli, kjo nuk do të thotë se puna është kryer. Pas hapjes së dialogut dhe marrjes së udhërrëfyesit, Kosova do të ketë një listë tjetër kriteresh që do t’i përmbushur, raporton Koha Ditore.
Ajo ka shprehur bindjen se nëse mbahet ritmi me të cilën është duke u punuar gjatë këtyre muajve të fundit, Kosova dhe qytetarët e saj shumë shpejtë do të jenë në gjendje që të lëvizin pa viza nëpër Evropë.
“Unë ju garantoj që pas marrjes së udhërrëfyesit, brenda një afati rekord do t’i përmbushim të gjitha kriteret që dalin nga ai udhërrëfyes”,- ka thënë Çitaku.
(e.m/BalkanWeb)