E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat per integrimin Berisha Rezolute bashke me opoziten

Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje opozites per miratimin e nje rezolute parlamentare per Integrimin ku palet te shprehin zotimet dhe axhenden e perbashket per  kete proces.  Sipas kreut të qeverisë, tani është një moment që deputetet socialiste te faktojë se deklaratat për votimin e të gjitha cështjeve që lidhen me integrimin janë të vërteta dhe reale . Por Gramoz Ruci, kreu i deputeteve socialiste,  iu pergjigj kesaj thirrje,  duke i sugjeruar maxhorances te miratoje rezoluten qe opozita ka derguar me pare ne Parlament. Ruci tha se PS nuk eshte ne parlament si garniture e qeverise por per te siguruar standarde qe Shqiperia e meriton statusin e vendit kandidat ne BE.

"Tani është momenti të faktojmë se deklaratat tuaja që do votojmë të gjitha problemet që lidhen me integrimin janë të vërteta dhe reale apo janë një bllof i radhës me të cilin kërkohet vetëm një gjë, të mund tu hidhet pak hi syve shqiptarëve se ne po themi se po votojmë, por nuk do votojmë dhe ne nuk po pengojmë", tha kryeministri Berisha.

"Nuk është garniturë e shtetit opozita. Nuk është opozita që i hedh hi syve Brukselit, opozita është këtu për të siguruar standardet demokratike europiane në Shqipëri, që Shqipëria ta meritojë ftesën e vendit kandidat, për këtë është opozita", u përgjigj Gramoz Ruci, kreu i grupit Parlamentar të PS. "Të dy përfaqësitë e grupeve të ulen, të hartojnë një rezolutë për integrimin, të cojnë këtë mesazh drejt Brukselit", vijoi kryeministri Berisha. "Ajo që shtruat këtu që hajde të miratojmë një rezolutë, po, kryeministër. E keni rezolutën, opozita shqiptare qysh në datën 23 dhjetor të vitit të kaluar ua ka prurë këtu në sallën e parlamentit, është bërë dhe një debat në parlament, pikërisht për 12 rekomandimet. Opozita u ka ofruar kontributin e vet, vullnetin e vet politik", tha zoti Ruci.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›