E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati shqiptar Teuta e Kastrioti e nisin me fitore

Goditje në transfertë e Teutës që befason Tiranën në Qemal Stafa, në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të kampionatit dhe poker i Kastriotit në shtëpi përballë Pogradecit. Kompletohet kështu e para e Superligës, nën shenjën e bregdetarëve që kalojnë 1-0 në kryeqytet përballë 24 herë kampionëve.

Skuadra e Hasan Likës ka impakt të mirë me ndeshjen dhe vendos në vështirësi Tiranën, duke zgjidhur edhe ndeshjen në minutën e 13 me Markoviç. Mesfushori ka ndjekur mirë aksionin, duke mposhtur portierin nga fare pranë, pas pasimit inteligjent të Pepës. Skuadra e spanjollit Rubio Sanchez mundohet të organizohet, por durrësakët mbrohen me kujdes dhe lënë pak hapësira.

Gjithsesi fytyra e bardhebluve ndryshon në 45 minutat e dyta, ku është për më tepër edhe e pafat. Në disavantazh Tirana është agresive por në dy momente ndalet nga traversa, në fillim me Dushkun, e më pas me Ahmatajn, në minutën e 87. Sukses i rëndësishëm për Teutën, që konfirmohet macja e zezë e kryeqytetasve, pasi për të tretin vit rradhazi dalin fitimtar nga Qemal Stafa.

Debutim i hidhur për spanjollin Sanchez, që duhet të riparojë shpejt problemet e shfaqura me Teutën. Në ndeshjen tjetër ndërkohë, Kastrioti likuidon 4-0 Pogradecin. Superliga shfaqet shumë e vështirë për të sapongjiturit në elitë, që pësojnë dy gola në cdo pjesë loje Dopieta e Inkangos, Muçollari dhe Turdiu i japin krutanëve kreun e kampionatit.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›