E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia trondit bursat Obama eurozones Nderhyni

Tregjet financiare globale mbeten ende të trazuara ndërsa shënon rënie dhe  vlera e Euros pasi  investitorët janë të shqetësuar se Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë huatë. Bursat e Londrës, Parisit dhe Frankfurtit shënuan rënie në pikiatë, duke regjistruar pikën më të ulët në më shumë se dy vjet. 

Ekpertët e vlerësojnë si reale mundësinë e mospagimit të huave nga Greqia si një moment tronditës për qëndrueshmërinë e Euros, vlera e të cilës ka rënë përkundrejt jenit japonez dhe dollarit amerikan. Ka shqetësime se problemet e Greqisë mund të çojnë në përhapjen e problemeve të borxheve në kontinent, veçanërisht në Itali dhe Spanjë. Situata përbën probleme serioze edhe për bankat franceze që mbajnë një sasi të madhe të borxhit grek.
Edhe për Presidentin amerikan Barack Obama kriza e borxheve mban peng  ekonominë globale.

Obama kërkoi nga vendet e eurozonës më shumë angazhim në luftën kundër krizës së borxheve pasi për sa kohë që kriza nuk është zgjidhur, ekonomia botërore do të dobësohet edhe më tej. Në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë  ai tha se  Greqia është aktualisht fëmija (vendi) me probleme më të mëdha. “Por probleme të mëdha kanë edhe Spanja dhe Italia në qoftë se këto dy vende të mëdha sfidojnë tregjet”, ishte vlerësimi i Obamës.

Kjo ishte hera e parë që presidenti amerikan  u shpreh  i shqetësuar për krizën e euros.  Një ditë para se trojka BE, FMN dhe BQE të  vizitojë  Greqinë në  lidhje me miratimin e këstit të rradhës,  Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar dhënien e këstit  financiar për Portugalinë. Rreth katër miliardë euro është shuma që tani i vihet Lisbonës zyrtare në dispozicion, bëri të ditur FMN në Uashington

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›