Rama refuzon Zaganjorin

E enjte 07 Qershor 2012 2201
Edi Rama kryetar i PSPak ore para zhvillimit te raundit te trete per zgjedhjen e presidentit Edi Rama i ben edhe njehere thirrje kreut te mazhorances per gjetjen e nje emri konsensual per kreun e ri te shtetit. Duke u shprehur hapur kunder kandidatures se njeanshme sic e quan Rama Xhezair Zaganjorin kryesocialisti paralajmeron se votimi i tij qofte edhe me 71 vota do ti rrezikoje Shqiperise marrjen e statusit te vendit kandidat.
Opozita nga ana e saj smund te jape konsensus per Xhezair Zaganjorin megjithe deshiren e vullnetin e plote per te bere ate qe i takon qe Shqiperia ta marre statusin e kandidatit ne BE. Sepse kjo kandidature eshte e njeanshme eshte e paraqitur krejt njeanshmerisht. Dhe per ne eshte nje kandidature me me shume se nje cen edhe ne vetvete pasi si anetar i Gjykates Kushtetuese jo vetem ka votuar rregullisht kunder ankimeve tona ne ate gjykate po edhe qendron ne karrigen e gjykatesit kushtetues ne shkelje flagrante te Kushtetutes. Ne editorialin e tij Limbo nje term i huazuar nga Shekspiri e qe nenkupton nje vend as ne ferr e as ne parajse Rama paralajmeron rrezikun qe i kanoset Shqiperise ne vjeshte nese nuk zgjedh me konsensus presidentin dhe reformat e tjera kushte te vena nga Bashkimi Evropian. Ky do te jete nje minus i rende me shume per verdiktin e 12 tetorit dhe nje arsye thuajse e pakapercyeshme per Familjen Europiane ku duam te hyjme per te mos na e dhene statusin. Na rrofte pastaj Presidenti i zgjedhur njeanshmerisht nese per shkak te moskonsensusit nuk marrim konsensusin e vendeve anetare te BE-se per ti dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat Prandaj dua qe medoemos te arrijme konsensusin per Presidentin e per te tre pikat e tjera brenda qershorit dhe ti drejtohemi njezeri Brukselit me detyrat e kryera te shtepise ne dore per te marre provimin e trete te vjeshtes per Shqiperine. Ne shkrimin e tij gati tre faqesh Rama uron qe kjo e deritanishmja te mos jete zgjedhja perfundimtare e kryeministrit te sotem me idene se pas ikjes se tij nga pushteti le te behet edhe qameti
Komente
Facebook