Debate Gjana-Shalsi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese
TIRANË- Deputeti demokrat Jemin Gjana dhe ai socialist Eduard Shalsi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku është diskutuar pr/ligji për peshkimin. Shkak është bërë komenti i kryetarit të komisionit Gjana, për mënyrën se si socialistët i bëjnë pyetjet.
Gjana: O koleg, unë të lashë të flisje dhe të jap përsëri të drejtën të flasësh, po ç’ke që nervozohesh
Shalsi: Injoranca më nervozon
Gjana: Dëgjo, duhet të matesh mirë kur flet, mos guxo ta bësh më këtë, palaco, i pafytyrë
Shalsi: Jo vetëm do ta bëj, por do të them mos e bëj më ti këtë veprim. Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu
Gjana: Dil përjashta, palaco
Shalsi: Mos më thuaj mua ashtu, jo mua ashtu, dëgjove apo jo, unë dal kur të dua unë. Ti dil përjashta, kush je ti që më thua mua dil përjashta
Konflikti mes tyre ka kërkuar ndërhyrjen e deputetëve të tjerë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Sherri Gjana-Shalsi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese