Qeveria mirëpret rolin e OSBE-së për zgjedhjet serbe
PRISHTINË-Qeveria e Kosovës mirëpret rolin lehtësues të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe, në përputhshje me standardet dhe modelet evropiane, dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën, tha sot pasdite kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë.
"Ky është hapi i parë dhe veprimi i parë i Serbisë që pranon të mos organizojë zgjedhje në Kosovë. Prandaj, angazhimet tona do të jenë të koordinuara me shtetet e Quintit”, theksoi kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka komentuar edhe opinionet e Freedom House për mediet e lira në botë. "Është hap inkurajues për progresin që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e lirisë së shprehjes", u shpreh ai.
Qeveria e Republikë së Kosovës zhvilloi sot pasdite mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën miratoi dy projektligje edhe disa vendime të tjera nga fushë veprimtaria e saj.
(d.b/BalkanWeb)