Reforma zgjedhore, nuk ka konsensus për numërimin
TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore nuk arriti të bjerë dakort për rolin e dy përfaqësuesve të forcave kryesore politike në procesin e numërimit të votave. Në draftin e hartuar nga PD dhe PS përcaktohet që përfaqësuesit e tyre do të jenë ata që do të mbikqyrin procesin dhe jo partitë e vogla.
Ndërkohë, deputeti Vangjel Tavo ka kërkuar që LSI, të ketë përfaqësuesin e saj në procesin e numërimit të votave.
“Në fakt e kontestova unë dhe është lënë që të merren përsëri ekspertët me këtë cështje dhe të na sjellin një draft të ri për ta diskutuar ditën e premte paradite. Sot u mblodhëm dhe u vendos që të mos merret asnjë vendim”, deklaroi Vangjel Tavo.
Në draftin e hartuar nga ekspertët e PD dhe PS përjashtohet mundësia e hapjes së kutive të materialeve zgjedhore gjatë procesit të numërimit të votave. Hapja e këtyre kutive do të bëhet vetëm në rastet kur mungon procesverbali origjinal i mbylljes së qendrës së votimit, dhe kur ai nuk gjendet në kutinë e qëndrës së votimit.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Reforma Zgjedhore, partitë se vogla dorëzojnë draftin në komision VIDEO: Reforma zgjedhore, nuk ka konsensus për numërimin