E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java për banorët

01/05/2010 21:10

Opinionisti e karakterizon këtë javë të qetë, romantike, me momente të bukura, me situata ku banorët kanë treguar më shumë nga karakteret e tyre, kjo ng debatet, diskutimet dhe reagimet e tyre. Për banorin që mund të jetë i rrezikuar të dalë këtë javë, Arian Konomi mendon se mund të jetë ndërmjet Seldit dhe Mandit pasi janë dy banorë që kanë dhënë më shumë nëpërmjet disa situata të ndoshura në shtëpi që i kana favorizuar ata për të ndenjur ende në shtëpi. Arbana komunikon edhe me banoët të cilët janë ndarë si zakonisht në dy grupe: në njërën anë Miri, Erioni dhe Kika dhe në anën tjetër të tjerët. Edhe ata mendojnë se kjo javë ka kaluar mirë, me sheshim debatesh, rilindje dhe risheshim të tyre. Për banorët dhe vecanërisht për Seldin dhe Domenikën shfaqet një klip me momentet romantike të darkës me rastin e tre mujorit të lidhjes, surprizën që Domi i bëri Seldit, propozimin për fejesë të Seldit dhe lënien pezull të përgjigjes nga ajo. Pasi përfundon klipi, Arbana e pyet Domin nëse është e gatshme ti japë tani një përgjigje Seldit, pasi ai mund të dalë pas pak. Domenika mendon se ende nuk ka ardhur momenti pasi do ende kohë të mendohet. Opinionisti e pyet Seldin se cfarë kuptoi nga surpriza e Domit. Ai shprehet se ajo i transmetoi dashur. Domenikën, opinionisti e pyet se si e konsideron ajo dashurinë e tyre, një bar i egër që lind e lulëzon spontanisht apo si një lule e kultivuar. Domenika nuk di si të përgjigjet. Fillimisht thotë për alternativën e parë, por më pas ndalon pak dhe tek e dyta e duke qeshur, nuk jep përgjigje ekzakte.

Për banorët jepet edhe klipi me arsyet se përse banorët do donin të qëndronin ende. Në klip, Mandi përgjigjet se do donte të provonte emocionet e finales, të shijojë lojën e fortë që po zhvillohet tani në fund. Erioni thotë se i ka dhënë shumë emocione këtij spektakli ndaj e meriton të qëndrojë. Seldi mendon se i duhet një karagjoz shtëpisë. Miri thotë se do tu nxijë jetën banorëve. Kika mendon se është bërë mish e thua me banorët ndaj të ndahet me ta është e dhimbshme. Në përfundim të klipit, Arbana pyet të nominuarit se cilët mendime u bënë përshtypje. Miri shprehet se nuk i dëgjon më banorët, ndërsa Mandi thotë se i bëri përshtypje mendimi i Mirit por ky i fundit thotë se tre muaj në nominim i ka dhënë këto efekte. Gjithashtu, banorët shohin edhe një klip me një lojë që kanë bërë ku ata janë renditur nga 1-7 për disa cilësi të caktuara. Në përfundim të klipit, Miri thotë se mendimet nuk ishin reale, ndërsa Kika shprehet se ka munguar individualizmi në përgjigje si dhe shpesh tregoheshin egoistë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›