E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizat e mbrëmjes, Kika në studio

01/05/2010 23:55

Arbana u komunikon banorëve se këtë mbrëmje, në shtëpi do të hyjë një konkurent i ri. Banorët nuk e besojnë, por kur Arbana u kërkon të shohin në monitor, ata befasohen kur shohin që në dhomën e gjumit ndodhet një gjarpër i bardhë. Disa prej tyre frikësohen, ndërsa disa të tjerë duken entuziastë. Miri kërkon që të shkojë ta marrë, ndërsa Domi dhe Klodi pranojnë se i kanë fobi ata. Klodi shprehet se mund të dalë nëse gjarpri qëndron. Arbana u kërkon banorëve që të diskutojnë mes tyre se në cilin krevat do flejë. Banorët tmerrohen dhe thonë se nuk e duan atë. Ata dalin në oborr dhe befasohen nga një mori kafshësh e shpendësh, disa të mbyllur nëpër kafazë. Erioni shkon të marrë Gjarprin nëpër duar dhe më pas ia vendos Mirit në qafë që e mabn pa problem. Përkujdesja për kafshët do ketë të bëjë me provën e kësaj jave.
Gjithashtu, në studio vjen Hakiu i cili mirëpritet me duartrokitje pa mbarim dhe një nderim nga publiku që ngrihet në këmbë për të. Ai ka dalë me një sasi votash prej 52%, duke treguar një dyluftim të fort me Mirin. Hakiu shprehet se Big Brother i ka dhënë shumë emocione, e ka ndrydhur, cliruar dhe i ka sjellë gjëra që jeta e përditshme nuk do ia sillte. Ai shprehet se kishte ardhur me një qëllim që të fitonte dhe i vjen keq që doli jo me fitoren në duar. Hakiu shkon pranë ish banorëve ku takohet me ta. Në fytyrën e tij duket një mërzitje e theksuar.
Por, surprizat për banorët nuk kanë mbaruar. Për ta është shtruar një banket në kopsht. Ata dalin dhe menjëherë fillojnë të shijojnë ushqimet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›