E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate mbi ligjin francez per gjenocidin armen

Ligjvenesit franceze po i bejne thirrje gjykates kushtetuese per te shqyrtuar dhe hedhur poshte nje ligj te ri qe ndeshkon mohimin e genocidit armen.

Ligjvenesit nga Senati dhe Dhoma e Ulet e parlamentit te cilet kundershtojne ligjin e ri e bene sot ankimin ne gjykate duke thene se kishin mbledhur me shume se 60 firmat e nevojshme per kerkesen e rishikimit.

Gjykata Kushtetuese e Frances pritet te marre vendimin e saj brenda nje muaji. Nese zbulon se ligji eshte jokushtetues legjislacioni do te hidhet poshte.

Kryeministri i Turqise Rexhep Tajip Erdogan e pershendeti kete zhvillimin.

Projekt-ligji te cilin Senatit francez e miratoi javen e kaluar e shpall krim mohimin se vrasjet masive te armeneve nga turqit afro 100 vjet me pare ishin gjenocid.

Sipas projekt-ligjit kushdo qe thote se vrasjet e armeneve nga turqit otomane nuk jane gjenocid perballet me nje gjobe 60.000 dollaresh dhe deri ne nje vit ne burg.

Armenia thote se 1.5 milion armene u vrane gjate Luftes se Pare Boterore nga trupat e Perandorise Osmane. Turqia thote se armene u vrane si pjese e nje lufte civile dhe thote se numri i te vdekurve eshte i ekzagjeruar. Ankaraja thote se vdekjet nuk perbejne gjenocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›