E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa në kthetrat e acarit

Një valë e menjëhershme e të ftohtit dhe dëborës ka përfshirë Evropën Qendrore dhe atë lindore, duke shkaktuar gati 40 viktima, bllokime trafiku e ndërprerje të energjisë elektrike.

Zyrtaret po përgjigjen me masa që nisin nga hapja e strehëve të përkohshme, e deri tek shpërndarja e çajit të nxehtë, me vëmendjen e përqendruar sidomos tek te moshuarit dhe te pastrehët. Kjo pjese e Evropës nuk është e pamësuar me të ftohtin, por ngricat aktuale pasojnë një periudhe të gjatë të motit relativisht të butë.

Të paktën 30 persona kanë vdekur nga të ftohtët në Ukrainë, ku temperaturat kanë rënë në minus 33 gradë celsius.

Ministria e Emergjencave ka thënë se viktimat ishin të pastrehë. Thuhet se 500 njerëz kanë kërkuar ndihmën shëndetësore.

Ukraina po përjeton dimrin më të ftohtë në 6 vjetët e fundit. Temperaturat në ish shtetin sovjetik zakonisht nuk bien nën minus 15 gradë celsius.

Viktimat e tjera te të ftohtit te madh janë regjistruar ne Poloni, Serbi, Bullgari e Rumani. Zyrtaret çeke vendosen te ngrenë në Pragë tenda për gati 3.000 te pastrehë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›