E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polumbaret italiane nderpresin kerkimet per 15 te zhdukurit nga mbytja e anijes

Polumbaret italiane kane nderprere kerkimet nenujore per 15 njerez qe jane zhdukur nga permbysja e anijes Costa Concordia ne brigjet e Toskanes.

Autoriteti i mbrojtjes civile tha sot se ka bere thirrje per nderprerjen e kerkimeve ne pjeset e zhytura te anijes pasi ato paraqesin rrezik per zhytesit.

Nje deklarate e agjencise thote se zyrtaret kane kontaktuar me familjet  e njerezve te zhdukur dhe ambasadat e huaja per te shpjeguar situaten. Ne kete deklarate thuhet se kerkimet do te vazhdoje ne pjese te tjera te anijes qe nuk jane te zhytura.

17 trupa jane nxjerre nga rrenojat e anijes qe kur ajo u perplas me  brigjet e ishullit Xhilio ne 13 janar.

Anija me 4200 persona ne bord u permbys kur kapiteni u zhvendos nga rruga e planifikuar me pare cka solli goditjen e anijes ne shkembinjte prane bregut qe krijoi nje vershim te madh te ujit ne anije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›