E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, PD kërkon diskutime me dyer të hapura, PS kundërshton

Prej orës 10:30 të ditës së sotme është mbledhur  Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.

Deri më tani debati është fokusuar nëse mbledhja duhet të zhvillohet e hapur apo e mbyllur.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se PD ka kërkuar që mbledhja të bëhet e hapur deri në momentin që do të parashtrojnë provat prokurorët e SPAK.

Megjithatë mazhoranca e kundërshton me argumentin se mbledhjet nuk janë mbajtur ndonjëherë të hapura dhe kjo mund të ndikojë.

Deri më tani prokurorët e SPAK ende nuk kanë nisur të flasin, ndërsa vijon debati mes palëve politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›