E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate midis PD e PS per pr/buxhetin 2011

Drejtori i Politikave Makroekonomike ne ministrine e Financave Endrit Lamaj shpjegoi ne Komision se qeveria ka nje strategji per uljen e borxhit publik tregues esencial ky i financave publike.

Ai deklaroi se vitin qe vjen do te behet e mundur ulja e borxhit publik nga 59.5 ne 59 te Prodhimit te Brendshem Bruto. Nenkryetarja e Komisionit deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli tha se treguesit e parashikuar nga qeveria jane jo realist dhe fryrja e tyre vetem sa do te perkeqesoje me tej situaten e financave publike ndersa akuzoi qeverine se ka ulur fondet per mbeshtetjen sociale dhe pushtetin vendor.

Por deputeti i Partise Demokratike Sherefedin Shehu e kundershtoi akuzat e Kodhelit duke u shprehur se ekonomia shqiptare arriti ti beje balle krizes financiare globale duke shenuar nje rritje prej mbi 3 ne kulmin e saj dhe nje rritje prej 4.1 kete vit nderkohe qe shume vende te zhvilluara nuk njohen rritje ekonomike.

Deputeti Shehu tha se opozita abuzon me shifrat pasi fondet per mbeshtetjen sociale ne keto vite jane rritur ndjeshem. Sipas tij ne p/buxhetin e shtetit per vitin 2011 jane parashikuar fonde per arsimin ne masen 3 te PBB ndersa per mbeshtetjen sociale fondet jane sa 37 e PBB-se. Lidhur me fondet per pushtetin vendor Shehu tha se kemi vijuar te rrisim fondet. Sipas tij ne buxhetin e vitit 2011 shuma qe destinohet nga qeveria qendrore per tia shperndare pushtetit vendor pa llogaritur taksat vendore eshte 35 miliarde leke.

2010-11-13 1625

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›