E Diel, 1 Nëntor 2026

Tapize varrimi i femijeve me police

/ /

Ne fshatin Tapize te Krujes prehen ata te gjithe afer njeri-tjetrit ashtu sic u rriten bashke dhe nderruan jete ne te njejten kohe nga helmimi mesnaten e se merkures.
Trupat e dy vellezerve Robert e Vilson Xheka 13 e 11 vjec dhe dy motrave te tyre Kasandra 9 vjece se bashku me Nertilen 6 vjece jane terhequr nga morgu i spitalit te Durresit ne oret e para te mengjesit nga xhaxhai Mirush Xheka. Qindra banore kane udhetuar dje paradite drejt kodres se Tapizes per te qene pjesemarres ne lamtumiren e fundit te viktimave pa faj ndersa e gjithe ceremonia eshte ndjekur nga afer nga efektivat e policise se Durresit e te Krujes. Nga Sukthi kane udhetuar drejt Tapizes edhe nxenes shkolle bashkemoshatare te Robertit Vilsonit dhe Kasandres te cilet kane vendosur kurora me lule te fresketa mbi varret e sapohapura. Oborri ku u vendosen arkivolet me kater trupat e pajete ka qene i teri i mbushur me njerez te cilet e kane pasur te pamundur te permbajne dhimbjen dhe tronditjen e thelle. Ndersa Roberti Vilsoni Kasandra e Nertila kane nderruar jete ne nje nate te erret me vetetima rrufe e erresire si dhe ne nje rrebesh te papare shiu dje ne diten e lamtumires moti i mire u ka dhene mundesi pjesemarresve te kalonin te gjithe nje e nga nje prane trupave te te vegjelve qe vdiqen tragjikisht.
Situata dje ne Tapize ne familjen qe kishte marre persiper te kryente ritet mortore ka pasur shume tension pasi te aferm te babait te femijeve te vdekur nuk kane lejuar qe ne kete ceremoni te merrte pjese e ema e femijeve Zana Xheka. Kjo e fundit jetonte prej me se dy vitesh larg nga i shoqi per shkak te grindjeve e dhunes nderkohe qe zyrtarisht ata rezultojne te jene burre e grua. Per kete arsye nena e femijeve eshte shoqeruar per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te femijeve te saj e ruajtur nga policia ndersa ka qendruar fare pak para arkivolit te te vegjelve. Nuk me lane as ti perqafoja e as ti prekja per here te fundit. Policia ishte prane meje por nuk nderhyri. Jo se dua ta fajesoj ate por ndoshta duhej te bente dicka per mua shprehet mes lotesh Zana.
Policia kishte zene vendet e saj ne disa pika hyrese e dalese te fshatit te vogel ne koder te quajtur Tapize aty ku eshte vendosur nje popullsi e madhe e komunitetit te shperngulur nga veriu i vendit. Per shkak te zakoneve te familjes dhe te shoqerise ku eshte kryer ceremonia ka qene e pamundur ndjekja e lamtumires nga afer. Niper dhe kusherinj te femijeve te pafajshem kane zbritur deri poshte ne rrugen kryesore duke ndjekur me sy njerezit qe ngjiteshin per ne fshat. Nga aty ata i kane kerkuar medias qe te mos afrohet tek ceremonia duke u kujtuar se nuk duan ta bejne publik varrimin. Madje ne disa raste ata jane mbeshtetur edhe nga forcat e policise te cilet jane detyruar te bejne barriere per te respektuar vendimin e familjes. Thuajse e gjitha zona qe ndiqte zine e familjes Xheka ka qene plotesisht nen mbikeqyrje si te te afermve edhe te policise. Babai i kater femijeve Besim Xheka ka ardhur ne te gdhire te se enjtes ne Durres e qe aty ne Tapize por ai nuk ka komunikuar me gruan e tij as gjate e as pas ceremonise mortore. Madje thuhet se edhe ai eshte larguar pas varrimit per ne Diber atje ku jeton e ema e tij. Ndersa nena e femijeve ashtu sic mberriti ne Tapize u kthye po me police ne Sukth. Per mua nuk ka me rendesi se si do te shkoje jeta pasi i kam humbur te gjitha. Mbi te gjitha kam humbur femijet te cilet nuk do i shoh me ne kete bote. Tani do e kem te pamundur te shoh as varret se nuk do me lejojne.

Banorja Se lane nenenkjo me e rende se vdekja

Flutura erma banore e fshatit Tapize ka perjetuar dje nje prej situatave me prekese te jetes se saj. Shtepia ime eshte nen bllokun e tokes se lene per varrezat e fshatit. Per shkak te vendndodhjes jam detyruar te behem deshmitare e shume varrimeve te renda e te tjera qe ne u themi te radhes. Por kete here kam pare vertet nje tmerr. Nuk e pershkruaj dot dhe nuk do te me shqitet nga syte deri sa te vdes edhe vete. Kater arkivole te vegjel thuajse te njejte te mbuluar me nape e te ndjekur nga qindra e qindra njerez radha e te cileve niste ne fshat e mbaronte tek varret. Jam nene dhe nuk mund te rrija larg dhembjes. U afrova tek porta hyrese e varrezave. Dikush qante me ze e dikush ngasherente. Te tjere burra djem gra e femije kishin marre nje pamje te zbehte dhe shtrengonin duart per te thyer dhembjen e madhe. Nuk me takon mua te gjykoj por pashe se nena e femijeve nuk u lejua tu binte ne fytyre femijeve te saj. Kjo eshte shume e rende ndoshta me e rende sesa vdekja per nje grua per nje nene. Policia e kishte futur ne mes gruan e cila kishte ulur koken dhe nuk shikonte askend si e zene ne faj.

EKSPERTIZADjali i madh tentoi te hapte deren

Robert Xheka me i madhi i kater femijeve te tragjedise se Sukthit ka tentuar te dale jashte baneses ne momentin qe dhoma ishte mbushur me tymin asfiksues. Ekspertiza policore ka nxjerre gjurme te gishtave te 13-vjecarit ne murin prane deres por sic duket ai ka humbur forcat per shkak te asfiksise dhe nuk ka mundur te hape dot as deren. Pikerisht ne kete vend e gjeti me pas nena e tij Suzana ndersa shenjat e duarve te tij kishin mbetur ende ne murin e veshur nga bloza qe i mori jeten se bashku me dy motrat dhe vellain. Hajrie Shahini Skerkuan kurre lemoshe

Gjyshja Iken nga kjo bote pa mbushur barkun me buke

DURRES - Hajrie Shahini gjyshja e kater te miturve qe humben jeten ne Sukth te Durresit ndodhej dje ne banesen e te bijes duke pritur ngushellime per ngjarjen e rende. Gruaja 60-vjecare tregoi dje se bashkeshorti i ka vdekur shume heret dhe se ka rritur e vetme gjashte femije pese vajza dhe nje djale. Djali sipas saj kishte ikur ne Greqi duke e braktisur te emen ndersa vajzat ishin martuar te gjitha. E ndodhur ne kete gjendje 60-vjecarja ishte detyruar te bashkejetonte me nje te moshuar ne fshatin Katund te Ri. Gjyshes 60-vjecare i kishte mbetur merak fakti se niperit dhe mbesat e saj kishin ikur nga kjo bote te pangopur kurre me ushqim dhe te paperkedhelur njehere nga te dy prinderit. Per gjyshen kater femijet qe humben jeten ne tragjedi ishin te sjellshem dhe te urte. Ata edhe pse jetonin ne nje skamje totale kurre nuk kerkonin ushqim te fqinjet kurre nuk bezdisnin njeri edhe pse shume here binin ne gjume me barkun bosh. Gjyshja tregoi se mjaft here kur vajza ndodhej ne pune ishte kjo vete qe kishte qendruar bashke me kater femijet te cilet ishin mjaft te edukuar. Gjyshja pohoi me tej se e mundonte shume fakti qe kater femijet u varrosen ne Tapize pasi sipas saj duhet te varroseshin aty ne Sukth ku dhe kishin pasaportizimin. Nena tregohet e gatshme te marre te bijen qe tashme ka mbetur e vetme ne shtepine e saj por ajo e refuzoi hapur duke thene Do qendroj ketu ku me dhane shpirt kater femijet. Gjyshja tregon se mengjesin e se enjtes ndodhej ne banese si zakonisht kur policia i telefonon dhe i thote qe vajzes se saj i kishte ndodhur nje fatkeqesi pasi i kishte goditur rrufeja ne shtepi dhe nuk dinte si ishin femijet. 60-vjecarja pohon se te njejten gje policet ia kishin thene edhe djalit te saj dajes se femijeve qe ndodhej ne Greqi i cili ishte nisur me urgjence drejt Durresit. fa.ma.

Nga i derguari yne ne Tapize
Leonidha Musaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›