E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate ne KQZ per aktin normativ mbledhja shtyhet per ne 1700

Mbledhja e KQZ-se ka rinisur me propozimin e komisionit per te miratuar e nje akt normativ me vendime te KQZ per procesin e zgjedhjeve i cili ka hasur ne kundershtimin e anetareve socialiste.

Kryetari Ristani u tha anetareve te komisionit se ne akt jane te permbledhura te gjitha vendimet qe jane debatuar ne KQZ dite pas dite ndersa anetaret socialiste kerkuan kohe per te studiuar aktin pasi sipas tyre akti i propozuar nuk eshte aspak ai qe eshte miratuar me pare ne parim por ne te konstatohen ndryshime gjigante.

Pas debateve mes paleve kryetari Ristani duke akuzuar anetaret e opozites per shtyrje te procesit ka vendosur nderprerjen e mbledhjes deri ne oren 1700.

Debati

Ristani Ne akt jane te gjitha vendimet qe kemi debatuar dite pas dite. Argumenti i permbledhur i gjithe ketyre diteve eshte ne akt.

Kosovrasti Akti nuk eshte akt normative. Shqetesimet kane filluar qe me daten 17 deri me 22. Mendoj qe materiali ka 3 elemente ka anekse prej 45 faqesh vendime te njohura publikisht nga e gjithe Shqiperia lidhur me shifrat e fiksuara ketu dhe para kamerave. Nuk besoj se do ndonje kohe te madhe verifikimi i aktit. Mendoj qe nje kohe prej 1 ose dy oresh eshte e mjaftueshme.

Gjoncaj Une nuk e kam kuptuar se cili eshte rendi i dites. Nese eshte vetem ky material apo ka edhe te tjere qe ne nuk i kemi une do te kerkoja 24 ore kohe per ta shqyrtuar.

Ristani Rendi i dites eshte deklaruar qe mbreme. Jemi ne vazhdimesi te mbledhjes se KQZ-se. Nuk ka me diskutime per rendin e dites.

Gjoncaj Para disa ditesh ne nje rast te tille kolegu Kosovrasti kerkoi 24 ore kohe per shqyrtimin e nje akti. Une i kerkoj KQZ-se qe te 3 materialet ai qe sapo na u paraqit dhe dy te tjere qe do te na paraqiten me vone te shtyhet koha me 24 ore per te pasur mundesi te njihemi me to.

Kosovrasti Materiali qe ne kemi perpara jane vendime te njohura gjate diteve nga ne dhe nga e gjithe Shqiperia. Nuk i bejme mire procesit duke gjetur arsye formale per ta shtyre ate kur te gjithe po kerkojme qe kjo te behet sa me shpejt.

Gjoncaj Ne nje veshtrim te shpejte te aktit ne na rezulton se ai eshte totalisht i ndryshem ne permbajtje. Nuk kemi perpara te njejtin akt qe kemi miratuar ne parim ndaj kerkoj kohen ligjore te shqyrtimit te tij.

Zguri Une do ju kerkoja qe te vendosni nje ore. Tua japim kohen qe kerkojne.

Ristani Ju keni tjeter qellim nuk doni te miratoni aktin. Ju doni patjeter te prishni procesin ta shtyni pa fund. Une propozoj tre ore te mblidhemi ne oren 1700 per te vazhduar me aktin.

KQZ shtyn pa afat mbledhjen pas takimit me misionin e ODIHR

1230 Mbledhja e KQZ-se eshte shtyre perseri. Tanime eshte vendosur qe mbledhja te shtyhet pa afat deri ne nje njoftim te dyte. Mbledhja e parashikuar te fillonte ne oren 1000 u shty per ne 1200 por pikerisht ne mesdite u njoftua per nje tjeter shtyrje 30-minuteshe ndersa vijonte takimi i shefit te misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR-it me kreun Ristani. Pas perfundimit te ketij takimi administrata e KQZ njoftoi per nje tjeter shtyrje por kesaj here pa afat te percaktuar.

Nderkohe eshte mbyllur dhe pjesa e pare e protestes para KQZ-se. Mbeshtetesit e opozites pritet te rimblidhen perseri para ambienteve te jashtme te KQZ-se pas nje pushimi.


Milo Ndaloni masakren qe po u behet zgjedhjeve

Gjate protestes paqesore para KQZ kreu i PDS Paskal Milo i kerkoi Kolegjit Zgjedhor te ndaloje masakren qe po u behet zgjedhjeve.
Per situaten ne te cilen gjendet vendi pas zgjedhjeve te 8 majit Milo u shpreh se shpresat jane dy kolegji zgjedhor i cili duhet ti thote ndal manipulimit dhe nderkombetaret qe duhet te nderhyjne sot ne menyre qe te ndalin keto akte te diktatures.

Ermelinda Meksi Vjedhja e votes se lire ka ndalur progresin e vendit

1100 - Protestes paqesore ne sheshin para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i jane bashkuar edhe deputete te Partise Socialiste te cilet kane kerkuar shpalljen e drejte te rezultatit per Tiranen. Ne fjalen e saj deputetja Ermelinda Meksi tha se misioni i opozites eshte shume me i madh nga sa duket. Misioni per voten e lire eshte progres per vendin por vjedhja e votes se lire e ka ndalur progresin ne vend tha Meksi.

Shtyhet mbledhja e KQZ-se



Mbledhja e KQZ-se e cila ishte parashikuar per ne oren 1000 eshte shtyre per ne mesdite. Procesi i numerimit te votave te kontestuara ka mbaruar mbreme rreth ores 2240 dhe sot pritet qe KQZ te shpalle rezultatin zyrtar per Tiranen.

Ndersa jashte ambienteve te KQZ ka filluar grumbullimi i protestuesve te cilet kundershtojne menyren se si ka vepruar ky komision dhe kreu Ristani per rillogaritjen e votave per Bashkine e Tiranes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›