E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate në Komisionet parlamentare – Opozita: Balluku të jap dorëheqje, drejtësia të hetojë kryeministrin. Mazhoranca: Jeni me dy standarde

Çështja e Zv/kryeministres Belinda Balluku shkaktoi debate në komisionet parlamentare. Sipas PD balluku duhet të jap dorëheqje dhe drejtësia duhet të hetojë edhe kryeministrin E di Rama, teksa mazhoranca akuzon opozitën për mbajtjen e dy standardeve ndaj SPAK.

“Duhet që kryeministri të merret i pandehur sepse askush nuk beson se numri dy i qeverisë, të bëjë këto gjëra”, u shpreh Ivi Kaso, Deputet i PD.

“Ju siç keni këtë qëndrim në rastin konkret, të keni të njëjtin qëndrim edhe kur bëhet fjalë për çështje penale që drejtësia formulon për përfaqësuesit e opozitës. Sepse drejtësi me dy standarde nuk besoj se e duan qytetaret”, tha Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit ‘Nisma Qytetare’.

Debate pati edhe ne komisionin e ligjeve për disa shtesa në projektligj për komisionet hetimore.

“Ky kapërcim në dukje elegant por nuk është fare, është në thelb vrasje me ligj e te drejtës Kushtetuese të pakicës që kur ka 35 firma pas është e detyruar të ngrihet”, u shpreh Oerd Bylykbashi, Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, në PD.

“Ky projektligj vjen në një moment kur kjo mazhorancën ka kapur për fyti sistemin e drejtësisë. Neni 77 i Kushtetutës, pika 2 saksionion, kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të ¼ së anëtarëve të tij është i detyruar të caktoj komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, tha Tedi Blushi Deputet PL.

“Kur lexon 77 e Kushtetutës, lexo dhe 3 e nenit 77, komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës parashikuar me ligj”, tha Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit të Ligjeve në PS.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›