Pamjet me ajri/ Çarja e argjinaturës së Vainit, toka e banesa nën ujë, situata në Lezhë

Situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit në zonën e Tales, në Lezhë, ka sjellë përmbytje të një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore, por edhe banesave që ndodhen pranë zonës.
Për shkak të prurjeve të larta dhe reshjeve intensive, sipërfaqet e përmbytura janë zgjeruar në fshatrat Mylltë, Barbullojë, Tresh dhe Spiten, ku uji ka hyrë edhe në disa banesa. Gjithashtu është ndërhyrë edhe me evakuim me varka për banorët që kanë pasur nevojë.
RTSH ka siguruar pamje me dron, të cilat tregojnë përmasa të përmbytjeve, me sipërfaqe toke dhe banesa nën ujë për shkak të prurjeve në lagunën e Vainit.
Strukturat e Emergjencave Civile dhe ekipet në terren po vijojnë punën për riparimin e argjinaturës, në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejshme e ujit drejt zonave të banuara.
/rtsh.al/