Debate në Kuvend/ Nikolla: Basha delegoi Açkën në krye të grupit të PD. Bardhi kundërshton: S’ka ndryshime

Ndryshimi i kreut të grupit parlamentar demokrat ka krijuar debate të forta në Kuvend mes demokratit Gazment Bardhi dhe Kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kjo e fundit ka bërë me dije para deputetëve letrën e dërguar në Kuvend nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili i ka deleguar Flutura Açkës kryesimin e grupit parlamentar demokrat në Parlament.
Por ky vendim nuk u mirëprit nga Bardhi i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim në përbërjen e grupit dhe se ai vijon të jetë kryetar i grupit parlamentar demokrat. Bardhi akuzoi mazhorancën se po ndërhyn në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD.
/rtsh.al/