E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri Hasani në Nju-Jork, do të kryesojë debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është i pranishëm në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Hasani do të kryesojë sot (14 shtator) Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi “Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare”, e cila është një nismë e Shqipërisë. 

Pak përpara fillimit të Debatit të Hapur, rreth orës 15:45, Ministri Hasani do të dalë edhe në një deklaratë për mediet.

Debati i Hapur i Këshillit të Sigurimit synon të identifikojë dhe avancojë zgjidhje të partneritetit publik-privat në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke adresuar nevojat aktuale dhe të ardhshme humanitare.

Shqipëria mban që prej janarit të vitit 2022 vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, mandati dyvjeçar i së cilës përfundon në dhjetor të këtij viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›