Debate në Kuvend për Gërdecin, opozita braktis seancën
Mesohet se opozita sapo ka braktisur seancen plenare. Te gjithe deputetet kane kerkuar me ngulm doreheqjen e Sali Berishes. Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli ka kerkuar qe seanca te vazhdonte me rendin e dites.Erjon Brace, deputet i PS eshte shprehur se nuk mund te vazhdojme me planin e dites pa zgjidhur ceshtjen e Gerdecit.
"Ne nuk mund të flasim sot për Insigun, as për shitjen e Armos në një kohë kur në Gërdec po dalin akoma kufoma. Kjo tregti armësh ka marrë jetë atje dhe ne nuk mund ta leme me kaq"- tha BraçePo te njejtit mendim kane qene edhe deputetet e tjere te opozites, madje me ta jane bashkuar edhe disa deputete te maxhorances. Me poshte jane fjalet e mbajtura ne panel te deputeteve. Nikolle LesiSapo ka nisur zhvillimet parlamenti për historinë e Gërdecit. Nikollë Lesi, kryetar i PDK-së, i cili me tone të ashpra i ka kërkuar Berishës të dorëzojë mandatin tek presidenti i republikës. “Gërdeci është një histori e pastër korrupsioni dhe mafie. Do të ketë pranga në sallën e parlamentit. Nuk mund të hesht, kur një pjesë e ministrave janë kthyer në mafiozë dhe në shkelës të ligjit”- tha Lesi. Kam votuar me bindje qeverinë Berisha, me bindje se do të ketë moralin për luftë kundër korrupsionit dhe jo siç na del tani, historia e Gërdecit. Unë nuk e pranoj këtë mënyrë. I kërkoj Berishës, duke patur besimin e fundit ndaj tij, që nuk mund të jem pjesë e një maxhorancë, ku deputetët janë kthyer në hajdutë. Në këtë kabinet nuk ka 5 kryeministra të cilët i diktojnë Berishës. I kërkoj Berishës të formojë kabinet të ri. Unë nuk mund të votoj më një kryeministër më këtë kabinet hajdutash.
Blendi Klosi
Ai krater nuk mund të mbushet me premtime, as me lekët e ardhura nga tregtia e armëve. Një inxhinier i vjetër i armatimit më tha një fjalë të madhe “Kujdes nga ambientimi me rrezikun”.
Në këto tre vjet u ambientuam me të keqen e madhe të këtij vendi. U ambientuam me Sali Berishën, po a duhet ta harrojmë gjithmonë.
Ai sot duhet të largohet se është një kryeministër që ka harruar vlerat morale. Kryeministri megjithëse nuk përmendi emra harroi të thoshte se kush e shkrepi flakën. Prokuroria e përgjithshme duhet të hetojë të gjitha ministritë, atë të ambientit, të financave, të gjitha ata drejtorë që kanë firmosur këtë ngjarje të madhe.