E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora arrin 1,3 m, izolohen 5 fshatra në Tropojë

 Kryetari i Komunës: Izolohen fshatrat Dragobi, Valbonë, Rragam i Shalës, Qerem e Brodozhnicë. Probleme me ushqimet Moti i keq shoqëruar me stuhi bore dëmtoi shtyllën nr.12 të linjës së tensionit të lartë. Kufizime energjie Kukës- Fshatra të izoluara nga bora në Kukës e Tropojë dhe akse rrugore të bllokuara. Këto janë pasojat e motit të keq, shoqëruar me reshje bore që po mban së fundi. Pesë fshatra të komunës së Margegajve në rrethin e Tropojës, ku bora ka arritur në rreth 1.3 metër trashësi janë aktualisht të izoluara. Ndërkohë bora që ka rënë pas mesnate deri në orët e paradites së djeshme ka izoluar edhe disa fshatra në rrethin e Kukësit, si dhe ka bllokuar aksin rrugor nacional Fierzë-Qafë-Mali. ***
Stuhitë e borës së natës duke u gdhirë dita e djeshme kanë dëmtuar shtyllën me nr.12 të linjës së tensionit të lartë Fierzë-Prizren. Dëmtim që ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike të zonës në këtë mot të acartë. Si pasojë e stuhive të borës, dje në orët e mëngjesit është dëmtuar linja e tensionit të lartë 220 kilovolt Fierzë-Prizren. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Operatorit të Sistemit të Transmetimit(OST). Sipas këtyre burimeve, si pasojë e stuhive të borës, janë këputur telat në shtyllën me nr.12 të kësaj linje. Ajo është një nga tre linjat që bëjnë të mundur furnizimin me energji elektrike në të gjithë Shqipërinë. Për këtë arsye është ndërprerë sistemi i furnizimit nga kjo linjë, e cila kishte pasuar me kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Shqipërisë. Stakimi është kryer në orën 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që specialistët nisën punën për riparimin e defektit. ***
Kryetari i komunës së Margegajve, Rexhë Biberaj, ka bërë të ditur për gazetën se si pasojë e borës së rënë gjatë natës dhe dje paradite, trashësia ka mbërritur në 1.3 metër. “Nga raportimet janë izoluar fshatrat Dragobi, Valbonë, Rragam i Shalës, Qerem dhe Brodozhnicë”- thotë ai. Kreu i komunës Biberaj se shton bora i ka zënë fshatarët e kësaj zone në befasi, pasi ajo ka rënë në një kohë të pazakontë. Për më tepër që sipas tij ka nisur të shtrojë mirë, duke paralizuar aktivitetin e përditshëm të banorëve. “Kështu, banorët e kësaj zone po rrezikohen nga mungesa e ushqimeve dhe e shërbimit mjekësor”,- thotë ai, duke shtuar se situata do të përkeqësohet nëse moti vazhdon të mbajë njësoj. ***
Megjithatë bora është e mirëseardhur për KESH-in, pasi shkrirja e saj do të shtojë sasinë e prurjeve në Liqenin e HEC-it të Komanit. Kjo është sasia më e madhe e borës së regjistruar gjatë këtij dimri që ka rënë në verilindje të Shqipërisë. Flokët e bardhë kanë shtruar edhe në zonën e Kukësit, kutrashësia e saj në disa fshatra ka arritur në 30-50 centimetër. Megjithatë qarkullimi në akset rrugore nacionale nuk është ndërprerë, pasi bora ka rënë në kushtet e temperaturave mbi zero gradë.
Defekti
Probleme në linjën Fierzë-Prizren
Linja e tensionit të lartë Fierzë-Prizren është e vetmja që lidh Shqipërinë me Kosovën. Kjo linjë është e përfshirë në sistemin unik energjitik. Kjo linjë bën të mundur lidhjen e dy sistemeve energjetike të Kosovës e Shqipërisë, ndërkohë që lidhjet e tjera realizohen përmes vendeve të treta nga Mali i Zi apo Maqedonia. Linja Fierzë-Prizren ka një kapacitet transmetues 250 megavat orë energji elektrike, sasi e barabartë me prodhimin e dy turbinave të HEC Fierzë, ku prodhimi i një agregati në HEC-in e Fierzë është 125 megavat orë.B.ShMalësia e Shkodrës, shumë akse të bllokuaraSHKODËR-Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e së martës, duke vazhduar edhe dje gjithë ditën në zonat malore të qarkut të Shkodrës. Shumë prej të cilave si pasojë e borës kanë mbetur të bllokuara. Mësohet se në Rrethin e Pukës është e bllokuar komuna e Iballës e pjesërisht ajo e Fierzës. Rrugët nacionale janë të kalueshme, por me mjaft vështirësi. Në Qaf-Mali kalohet, por ka pak lëvizje, pasi ka bllokim të rrugës nacionale në qarkun e Kukësit. Në rrethin e Shkodrës është e bllokuar rruga Qaf Thore- Theth, ku ka rreth 50 cm dëborë, si dhe aksi rrugor Mali i Shoshit-Dukagjin, ku ka rreth 30 cm borë. Bllokim ka dhe në komunën e Këlmendit, në aksin Secë-Vermosh. Dëbora e rënë është shoqëruar dhe me ulje të temperaturave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›