E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate per Kolegjin Zgjedhor Spahiu Ne prokurori nese ka fakte. Kasmi Po politizoni KLD

E acaruar ka qene situate ne KLD kur nisi te diskutohej letra e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor drejtuar presidentit Bamir Topi. Mungesa e tij ne mbledhjen e rradhes ku pritej nje qendrim per akuzat per korrupsion ne drejtim te gjyqtareve zgjedhorë shkaktoi debate, ku nuk munguan edhe kerkesat per doreheqje. Ministrja e Drejtesise në detyre, Brikena Kasmi, akuzoi KLD-ne se po merr pozicion politik dhe nuk ben detyren te mbroje gjyqtaret zgjedhore gjate ushtrimit te funksionit.

“Pashë që ka disa nota politike. Nuk është vendi që si trup KLD të drejtohet me nota politike apo të ketë nuance politike. KLD për herë të parë në historinë e vendit të përfshihet në diskutime politike. Është vendi që ne të kërkojmë distancimin nga diskutimet politike, të garantojmë mbrojtjen e ushtrimit të qetë dhe pa presion të detyrës funksionale të trupës së Kolegjit Zgjedhor ashtu sikurse ligji e kërkon”- tha zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi.

Por Kreshnik Spahiu u shpreh se KLD eshte ne mbështetje te gjyqtareve te kolegjit, por edhe nese ata kane kryer shkelje nuk mund te procedohen gjate ushtrimit te detyres.

“Çdo lloj debati politik apo konflikti, kontestimi, në lidhje me procesin zgjedhor apo vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk mund të transferohen në institucionet kushtetuese. Gjyqtarët nuk mund të vihen në presion politik për vendimet e tyre. Çdo individ apo forcë politike nëse ka fakte konkrete për gjyqtarët t’i adresojë në prokurori sepse KLD ka kompetencë procedimet disiplinore dhe sigurisht jo për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të cilët kanë imunitet”- tha Spahiu.

Debatet u acaruan dhe me shume, kur anëtarja e KLD-se, Lefterie Lleshi, shprehu shqetesimin per mungesen e presidentit Bamir Topi ne mbedhje per mbrojtjen e integritetit te gjyqtareve te kolegjit dhe sistemit te drejtesise. Ajo kerkoi dhe dorëheqjen e nenkryetarit Spahiu pasi e cilesoi aktivitet politik angazhimin e tij me levizjen e “Aleances Kuqezi”.

“Ku është presidenti i republikës? Ka kohë zoti nënkryetar, që edhe ju në fakt, po dilni në media si nënkryetar i KLD-së, por me një status tjetër. A mund të na i shpjegoni cili është statusi tjetër përpos kësaj që ju keni? Në qoftëse nuk arrijmë dot të bëjmë këtë punë dhe kërkojmë të bëjmë gjëra të tjera, japim dorëheqjen dhe shkojmë e bëjmë gjërat që duhet të bëjmë apo gjëra të cilat ne kemi dëshirë t’i bëjmë. Kjo është një thirrje që unë i bëj dhe presidentit të republikës dhe ju. Kur ne nuk e gjejmë mbrojtjen tek presidenti i republikës që është kryetar i KLD-së ku ta gjejmë tjetër? T’i drejtohemi ambasadës amerikane? Do t’i kërkojmë OSBE-së?”- tha Lleshi.

Letra drejtuar kreut te KLD-se, presidentit Bamir Topi, ne lidhje me shqetesimet e anëtareve te Kolegjit Zgjdhor per akuzat e korrupsionit ishte nder çeshtjet kryesore ne mbledhejn e  KLD-se, ne te cilen nuk ishin te pranishem pothuajse gjysma e anëtareve, perfshire dhe presidentin.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›