E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezonte nipin e mitur. Pranga 45- vjecarit

Policia e Korçës ka arrestuar 45- vjeçarin Arben Hajdinllari, banor i lagjes 6 në Korçë. Sipas saj Hajdinllari ka shfrytëzuar seksualisht dhe si lypës nipin e tij 9- vjeçar me inicialet K. M. Ai e ka larguar nga familja e tij në Korçë dhe pasi e ka dërguar në Tiranë ka luajtur ndaj tij rolin e tutorit. Policia pas më shumë se një muaji hetimi ka dokumentuar veprat penale të shfrytëzimit per prostitucion në rrethana rënduese dhe atë të keqtrajtimit të të miturit. Pritet që daja të marrë masën e sigurisë për veprat penale të kryera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›