Eleminimi i Brazilit Menezes Nuk jap doreheqjen

Eliminimi në çerekfinalet e Kupës së Amerikës ka përplasur një tsunami të vërtetë mediatik në drejtim të kombëtares së Brazilit dhe trajnerit të saj Mano Menezes. Pesë herë kampionëte botës, të cilët ishin favoritë për të fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor u larguan nga turneu pas humbjes me penallti kundër Paraguait, ndërsa ky dështim nuk është pritur aspak mirë nga mediat braziliane që kanë kryqëzuar futbollistët dhe teknikun e tyre, madje kanë shkuar më larg duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.
Gjithsesi, ky opsion nuk është aspak i pranueshëm për Menezes, i cili ka minimizuar zhgënjimin me premtimin e fitimit të Kupës së Botës në Botërorin 2014 që do të zhvillohet në Brazil.
“Askush nuk është i kënaqur me eliminimin. Të gjithë ne jemi të dëshpëruar, por kjo na bën më të fortë. Nuk e mendoj aspak dorëheqjen, ndërsa mendoj për të ardhmen. Kemi një skuadër me shumë lojtarë të rinj dhe jam i bindur se do të jemi favoritët kryesorë për të fituar Botërorin”, ka thënë Mano Menezes.
Gjithsesi, optimizmi i trajnerit nuk shkon në të njëjtën linjë me mediat braziliane dhe tifozët e “Selecaos” që kanë ironizuar me faktin se futbollistët e përfaqësueses nuk dinë të gjuajnë 11-metërshat. Madje, disa prej tyre janë munduar t’i japin leksione lojtarëve, duke goditur penallti në plazhet e Rios.
Nertan Prifti