E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandra Bullock dy cmime, brenda pak orësh

LOS ANGELOS- Aktorja Amerikane Sandra Bullock, mori cmimin si aktorja më e keqe e vitit vetëm disa orë përpara ndarjes së cmimeve Oskar ku ajo është pretendente kryesore për trofeun e rëndësishëm.

Cuditërisht, Bullock mund të përballet me dy cmime brenda pak orësh, atë si aktorja më e keqe të cilën tashmë e ka siguruar dhe atë si aktorja më e mirë në Academy Awards. Ndryshe nga aktorët e tjerë që e kanë fituar cmimin Golden Rasberry Aëards por që nuk kanë qënë prezent, Bullock ishte e pranishme në ceremoni.

Ajo i tha audiencës se ishte e sigurtë që ata nuk e kishin parë filmin “All About Steve”, përndryshe nuk do ta kishin vlerësuar me këtë cmim.
Bullock pritet të marrë nesër në Los Anxhelos cmimin Oskar si aktorja më e mirë për filmin “The Blind Side”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›