Debate për emërimin e kreut të flotës detare në Kom. e sigurisë
Emërimi i komandantit të flotës detare nga ministri i mbrojtjes Arben Imami ka ngjallur sot debate në komisionin parlamentar të sigurisë.
Deputetët e opozitës në komision e kanë cilësuar vendimin e ministrit si të paligjshëm dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës ndërsa kanë kërkuar edhe reagimin e kryeministrit për këtë çështje.
Sipas tyre kushtetuta është shkelur me vetëdije të plotë pasi është presidenti ai i cili emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore. “Ende nuk ka një reagim të kryeministri për emërimin e bërë nga ministri i mbrojtjes. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura tha se emërimi i komandantit të forcave detare është bërë sipas ligjit pro këtë duhet ta thotë edhe vetë ministri i mbrojtjes” theksuan socialistët.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i mazhorancës e cila ka theksuar se në lidhje me këtë çështje është ngritur një komision nga Ministria e Mbrojtjes I cili do të mbikëqyr e dhënies së gradave. Sipas demokratëve Ministri i Mbrojtjes ka sjellë një raport se si janë dhënë këto grada ndërsa ka deklaruar se janë të gatshëm të ngrejmë një komision për të verifikuar nëse ka shkelje ligji me emërimin e komandantit të Flotës Detare