E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autizmi, mosha e baballarëve, një ndër shkaqet

Dustin Hoffman dhe Tom Cruise ne filmin "Njeriu i shiut". Hoffman luan rolin e Raymond-it qe vuan nga autizmi

Autizmi, sëmundja që shfaqet që në fëmijërinë e hershme dhe shkenca nuk ka gjetur ende një përgjigje për origjinën e saj, mund të ketë lidhje me moshën e baballarëve në momentin e konceptimit.

Studiuesit kanë hedhur disa herë hipotezën se mosha e nënës mund të jetë një ndër shkaktarët e sëmundjes, por kërkimet e fundit po e zhvendosin fajin te baballarët.

Sipas studimit të publikuar në revistën Nature, mosha e babait në kohën e konceptimit ndikon më shumë se ajo e nënës në zhvillimin e autizmit.

Studimi në fjalë ka zbuluar tre gene të tjera përgjegjëse për sëmundjen e autizmit. Rezultatet kanë dalë pas analizimit të gjakut të prindërve të shëndetshëm që kanë fëmijë me autizëm. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›