Debate për mbetjet spitalore
Mbetjet spitalore vazhdojne te mbeten nje problem shqetesues ne vendin tone. Planet e menaxhimit te ketyre mbetjeve nuk e kane reduktuar kete problem, i cili eshte nje nga burimet e infeksioneve spitalore tek personeli shendetesor, por edhe tek pacientet. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ka kërkuar qe te hartohet nje ligj i veçante per menaxhimin e mbetjeve, pasi nje i tille mungon ne vendin tone.
"Mbetjet spitalore jane nje ceshtje prioritare per tu trajtuar dhe menaxhuar. Ato jane potencialisht infektuese, dhe eshte i domosdoshem reduktimi i tyre per te shmangur rrezikun qe ato kane ne raport me punonjesit e shendetesise, pacientet, operatoret i menaxhimit te mbetjeve dhe publiku ne pergjithesi. Duhet te punojme qe te kemi nje ligj te vecante per trajtimin e ketyre mbetjeve piekrisht per shkak te rrezikshmerise se larte te tyre", thote Fatmir Mediu, minister i Mjedisit.
Mbetjetet spitalore, sipas kreut te Shendetesise Petrit Vasili, nuk jane menaxhuar mire nder vite, pasi ka munguar mbështetja financiare. Nderkohe qe ai ka qene ne te njejtjen linje me ministrin e Mjedisit, per hartimin e nje ligji.
"Jane nje produkt i cili prodhohet rendom ne te gjitha strukturat shendetesore shqiptare. Spitalet sigurisht jane prodhuesit intensiv madhor te tyre, po gjithekund ku afrohet sherbim shendetesor kemi burime te prodhimit te tyre. me disa konstatime te rendesishme, te verteta mbi ato qe kane ndodhur ne strukturat tona shendetesore, ku shpesh here per pamundesi teknike, teknologjike dhe financiare trajtimi i tyre nuk ka qene korrekt", tha Petrit Vasili, minister i Shendetsise.
Keto deklarata u bene gjate nje tryeze te rrumbullakte me specialiste te shendetesise, mjedisit, Institutit te Shëndetit Publik, te cilet do te jene aktoret kryesore, ne hartimin e ligjit per mbetjet spitalore.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi