Grossruck: Në Shqipëri nuk ka më krizë
Kriza politike shqiptare, tashmë mund të quhet e kaluar për aq kohë sa bojkoti nuk ekziston më. Ky ka qenë komenti për gazetarët i zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Wolfgang Grossruck pas qëndrimit një orësh në zyrën e kryetares së Kuvendit.
"Nuk më pëlqen të bëj vërejtje lidhur me politikën e shteteve të tjera dhe veçanërisht të politikës shqiptare. Jam më tepër i interesuar që Shqipëria dhe shtetasit e saj të zhvillojnë vetveten. Gjithashtu, duke mos folur për krizë, më vjen mirë ta pranoj se problemet politike u zgjidhën, që socialistët u kthyen në parlament, ku së bashku me maxhorancën duhet të marrin vendime të rëndësishme. Mendoj, se në të ardhmen bojkoti i opozitës do të mbetet thjesht një pjesë e parëndësishme e historisë. Unë dua thjesht të shprehem se është më mirë të punojnë bashkë sesa të debatojnë në rrugë", tha Grossruck.
Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, komentoi dhe miratimin e rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentin Europian. "Jam shumë i lumtur që brenda fundit të këtij viti, shqiptarët ashtu si dhe shtetet e tjera të Evropës, si Serbia etj, do të mund të lëvizin të lirë dhe s’do të ketë më probleme qarkullimi në BE", vijoi ai.
Gjatë takimit me Grossruck, kryetarja e Kuvendit e ka quajtur këtë rezolutë si shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe për biznesin. Sipas saj duhet që opozita të votojë, sikurse kërkon PE, edhe ligjin për Gjykatën Administrative. Ndërsa i pyetur nga Alsat, Grossruck shprehet se qëllimet e vizitës së tij janë kryesisht humanitare dhe ekonomike dhe nuk ka ardhur për të negociuar situatën politike. Më tej zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të takojë kryeministrin Berisha dhe disa prej ministrave të tjerë të kabinetit të tij.
Elona Gjylmi < I mëparshmi