E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestoheti shumëkërkuaripër grabitje

TIRANë- është arrestuar sot grabitësi i shumëkërkuar Xhevahir Kasemi, i cili kishte mundur të arratisej nga burgu i Shënkollit. Para 4 ditësh ky i fundit kishte grabitur me armë një argjendari në Lac, ndërsa mësohet se ishte dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të grabitjes me armë.

Sipas policisë së Tiranës, Kasemi kishte planifikuar të kryente sot një tjetër grabitje në Tiranë, ku dhe është bërë ndalimi i tij. Në momentin e arrestimit i janë gjetur me vete një aski dhe arma me të cilën do të kryente grabitjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›