E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate për zëvendësimin e Muhos, Biba: Politika të rrijë larg KQZ-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është përshirë sot nga debatet sa i përket zëvendësimit të anëtarit të këtij institucioni Ilirjan Muho.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba e ka quajtur si ditë të zezë, atë të marrjes së vendimit për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së dhe futjes në rend dite në Kuvend të zëvendësimit të tij.

Politika nuk na do të pavarur dhe duke na parë politik e hoqi kolegun si të ishte përfaqësues politik. Jam shumë i tronditur nga ngjarja, dje e sot një ditë akoma më e zezë. Uroj që disa nga deputetet e PD të gjejnë guximin të mos e votojnë është dhunim i ndarjes së pushteteve, ngjarje shumë e rëndë- tha ai.

Përfaqësuesja e PS-së, Shtylla ka thënë se në këtë mënyrë po bëhet pis KQZ dhe anëtarët e saj. Politika duhet të rrijë larg KQZ dhe këtë e keni thënë në fjalime të bukura, Ju lutem bëjeni ka theksuar ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›