Berisha:Do vazhdojmë me vepra ndërsa Ramës tia ngecim në fyt ngjalat
Kryeministri Berisha ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj koalicionit parazgjedhor PS-LSI. Në një bashkëbisedim me banorët e Kasharit, kreu i qeverisë ka ironizuar edhe deklaratat e kryesocialistit Rama për ndërtimin e rrugëve në vend.
Ju përgëzoj se e keni shndrruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj që programi i katër viteve që vijnë. Ne do vazhdojmë me veprat kurse shokut Edi Rama le tia ngecim në fyt, ngjalat e Nard Kokës. Ai zotëria që thotë se ne bëmë rrugë sa vija ajrore për në Tokio, e ka matur tokën me metra katrorë, sepse nuk është ashtu. Sepse rrugët e ndërtuara tani janë mbi 13 mijë km dhe do vazhdojnë të bëhen, sepse prapë kemi. ” tha Berisha.
Gjithashtu Kryeministri Berisha, premtoi hapjan e hipotekës në çdo komunë, deri në regjistrimin e çdo metri tokë.