Debate per zgjidhjet per Eurozonen ne Davos

Falimentimi i Greqise mund te evitohet. Edhe zhvillimet ne vendet me borxhe te larta si Italia dhe Spanja jane pozitive. Kete e tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble CDU te premten 27.01.2012 ne forumin ekonomik boteror ne Davos te Zvicres. Kreditoret private jane duke diskutuar nderkohe me Greqine per nje ulje te borxhit por bisedimet ngecin here pas here. Megjithate komisioneri i BE per eshtjet Monetare Olli Rehn eshte i bindur Ne jemi para arritjes se nje marreveshjeje. Ne qofte se kjo nuk arrihet kete te premte do te arrihet ndoshta ne fundjave tha ai ne nje panel diskutimi ne Davos ku ne qender ishte E ardhmja e Eurozones.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Baroin ishte optimistShume optimist per menaxhimin e krizes ne BE u shpreh edhe ministri francez i Financave Francois Baroin. Por ne nje ceshtje mendimet jane te ndryshme Baroin ashtu si dhe komisioneri Olli Rehn ishin per rritjen e metejshme te fondit te planifikuar shpetues ESM Ne kemi nevoje per mure te forte mbrojtes ne Evrope tha ai. Per mekanizmin e perhershem te shpetimit ESM eshte planifikuar te vihen ne dispozicion 500 miliarde euro. Rreth 250 miliarde euro ndodhen nderkohe ne fondin e perkohshem EFSF. Pyetja eshte A mund ti bashkojme te dyja I ketij mendimi eshte edhe ministri francez i Financave Sa me i larte muri mbrojtes aq me i paket rreziku qe te jete e nevojshme nderhyrja e ESM.
Schuble Muret me te larta nuk e zgjidhin problemin
Sipas ministrit gjerman te Financave Schuble nje mur mbrojtes nuk do te funksionoje ne qofte se problemet baze nuk zgjidhen. Lidhur me diskutimin per rritjen e ndihmave per Greqine Schuble thote Greqia nuk duhet te beje vetem premtime Greqia duhet edhe te sjelle dicka.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Schuble Greqia nuk duhet te beje sikurNuk duhet bere sikur tha ministri gjerman i Financave. Edhe eurobondet krijojne pershtypje te gabuara. Kur shpenzon para ne rrezik te te tjereve ky eshte nje tundim te cilit askush nuk i reziston dot. Komisioneri Rehn kishte deklaruar te enjten se heqja dore e kreditoreve private nuk do te mjaftonte si zgjidhje ne Athine. Ndihma te tjera shteterore jane te pashmangshme. Ne Berlin qeveria gjermane akuzoi Rehn-in se me keto deklarata po krijon konfuzion te panevojshem. Spekullime te ketij lloji nuk kane momentalisht kuptim.
Ministri amerikan i Financave Geithner Te stimulohet zhvillimi
Si shume te njeanshem e kritikoi ministri amerikan i Financave Timothy Geithner menaxhimin europian te krizes. Kush beson se vetem me masa kursimi do te kete sukses e ka zakonisht gabim tha Geithner ne Davos. Perderisa nuk behen perpjekje me te forta per te stimuluar rritjen ekonomike problemet nuk kane zgjidhje. Ministri amerikan i Financave theksoi megjithate se kohet e fundit jane bere perparime ne Evrope me qeverite e reja ne Itali Spanje dhe Greqi dhe deri me hapat drejt bashkimit fiskal. Ne SHBA kriza e borxheve evropiane konsiderohet si rreziku me i madh per ekonomine amerikane.
Shefi i BQE Mario Draghi nuk pret nje fund te shpejte te krizes se borxhit. Garancite qe shtetet evropiane ne krize paguajne per obligacionet shteterore do te mbeten per nje kohe te gjate ne nivel te larte tha presidenti i BQE ne forumin ekonomik ne Davos. Pervec kesaj ai paralajmeroi nga pasojat e nje kursi strikt kursimesh ne Eurozone. Konsolidimi i buxhetit con ne procese tkurrrjeje. Shume nga vendet e prekura nuk pesojne rritje ekonomike.
Draghi lavderoi perparimet ne stabilizimin e sektorit bankar europian. Bankat jane sot te kapitalizuara me mire dhe jane me imune ndaj perversiteteve qe ka shkaktuar krizatha presidenti i BQE. Masat kunder rrezikut jane sot shume me te efektshme. Dy vitet e fundit nuk kane qene aspak te qeta por sistemi financiar e ka deshmuar veten si te qendrueshem.
Autor Monika Lohmller mit rtr dpa dapd/ A Verbica
Redaktoi Esat Ahmeti