Rebelët sirianë rrëmbejnë shtetasit iranianë

Një grup kryengritësish sirianë ka lëshuar një video, ku pretendojnë se mbajnë peng shtatë shtetas iranianë. Në video kryengritësit i kanë bërë thirrje qeverisë të lirojë oficerin ushtarak të rebelëve dhe të ndalojë operacionet ushtarake në Homs. Pamjet tregojnë shtatë burrat me këmisha të zeza, të kthyer me kokë nga muri.
Kryengritësit kanë identifikuar pesë pengje si ushtarë të Ushtrisë së Iranit, ndërsa dy të tjerët si civilë iranianë.
Ushtarët e ekspozuar thuhet të kenë ngjashmëri me fotografitë e iranianëve të humbur, të postuara nga agjencia gjysmë-zyrtare e Iranit, Mehr.Homsi vazhdon të jetë qendër e kryengritjeve kundër presidentit sirian, Bashar al-Asad.