Debate të ashpra në Kuvend, Ruci: Shqipëria në krizë, Berisha: Kutitë nuk hapen
TIRANE- Seanca e sotme e Kuvendit, ku u diskutuan nismat ligjore të propozuara nga PS për transparencën e zgjedhjeve, vijoi punimet pas me teper se 7 orë debati, por serish nuk u arrit asnje konsensus. Në diskutimet e tyre deputetët e pozitës dhe opozitës ju përmbajten qëndrimeve të kundërta lidhur me ligjshmërinë e iniciativës ligjvënëse të socialistëve. Deputetet e PS-së u shprene të vendosur se hetimi i zgjedhjeve mund të vijë vetëm përmes hapjes së kutive të votimit. Nga ana e tij kryeministri Berisha është shprehur i gatshëm për t'i dhënë përgjigje legjitime dhe kushtetuese kërkesës së opozitës për transparencë, por duke lene te kuptohet se kutite nuk mund te preken. Nëse nuk miratohen nismat e PS-së, fillon lëvizja ‘Berisha largohu’. Seanca rifillon neser ne oren 9:00.
Mbyllet seanca, rifillon në orën 09:00
Ora: 01:35-Opozita propozon mbylljen e punimeve të kuvendit duke kërkuar rifillimin e diskutimit mëngjesin e nesërm. Kryetarja e kuvendit pranon kërkesën e opozitës, duke vendosur orën 9:00 të mëngjesit për rifillimin e seancës.
Malaj: Kriza politike këmbanë për qeverinë
Ora 01:05- Deputeti socialist Arben Malaj gjatë fjalës së tij i kujtoi mazhorancës se për të kanë kohë që dëgjohen këmbanat që paralajmërojnë krizën politike, prandaj theksoi Malaj, opozita ndodhet sot këtu vetëm për të zgjidhur këtë krizë. Pas pak orësh edhe komisioneri I BE vjen në Tiranë, tha Malaj, edhe ai ka të njëjtin apel, zgjidhjen e krizës.
“Ky debat për ne do të ketë vetëm një objektiv, zgjidhjen e krizës politike, cdo parti e përgjegjshme gjen rrugën për ta nxjerrë popullin nga kriza, klasa jonë politike nuk paguhet dhe votohet për t´u kapardisur para kamerave, por për të gjetur zgjidhje për vendin. Qeveria juaj dështoi në heqjen e vizave, ngaqë maxhoranca juaj nuk po reagon. Komisioneri Fule po vjen në Tiranë për të thënë të zgjidhni krizën, po ju nuk po i dëgjoni këto këmbana” – deklaroi Malaj
Sipas deputetit socialist, kriza politike sjell edhe krizë ekonomike, sjell rritjen e krimit dhe korrupsionit.
“Politika juaj është strategjia më e keqe, politika denigruese ndaj opozitës është rruga më e keqe që ndoqni, një gjë është e qartë, sa më e gjatë kriza politike aq më e gjatë varfëria ekonomike, sa me e gjatë kriza aq më i dobët shteti, do të ndihet krimi dhe korrupsioni” – deklaroi më tej Malaj.
Malaj e mbylli fjalën e tij duke i thënë Berishës, “Që të jesh i hipur në kalin e pushtetit nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh kalorës i demokracisë, ju keni dështuar zoti kryeministër, pasi synoni shtetarin absolut”.
Vazhdojnë replikat Berisha-Ruci
Ora: 00:18- Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje opozitës të lërë gjuhën e akuzave dhe të sjellë emra konkretë dhe fakte konkrete për ata që i konsiderojnë shkaktarë të mashtrimit zgjedhor.
“Nuk mund të pajtohem me kërcënimet për burgosje të komisionerëve, nuk mund të pajtohem të hidhni vrer ndaj tyre. Na nxirrni cili komisioner i juaji ju tradhtoi thuajani emrin këtu. Të bëjmë një marrëveshje, mos i përmendim komisionerët, keni emra sillni emra, kemi fakte sillni fakte” theksoi Berisha.
Menjëherë pas fjalës së tij ka reaguar kreu i grupit te PS, i cili theksoi se kryeministri po përpiqet të kompromentojë diskutimin dhe të banalizojë debatin , sic tha Ruci për të bërë diversione brenda opozitës dhe midis opozitës dhe komisionerëve të saj.
“Nëse do emër komisioneri ka vetëm një hajdut , njësimi i shtetit me pushtetin , vetëm ti je hajdut për ne asnjë komisioner socialist. Ne kemi akuzë të drejtpërdrejtë, pushteti i njësuar me shtetin me në krye ty” u shpreh Ruci drejtuar kreut të qeverisë.
Më pas kryeministri Berisha tha se opozita po refuzon ofertën e mazhorancës për të dalë nga kriza , sepse akuzat e tyre janë ndërtuar mbi mashtrimin.
“Nëse nuk kemi frikë nga transprenca, urdhëro të formojmë kmisionin. Në qoftë se doni të bëjmë transparencën, e bëjmë për 5 minuta, keni shumicën sic ju premtova” u shpreh Berisha.
Basha: Propozimet e PS, kërcënim për Kushtetutën
Ora: 23:56- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi se maxhoranca nuk mund të pranojë propozimin e PS-së pasi do të përbënte një kërcënim madhor për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.
"Frika ime është se ju nuk keni ardhur këtu për të bërë një zgjidhje, por për të mos djegur mandatet tuaja", deklaroi Basha, në seancën plenare të Kuvendit, e cila prej më shumë se 5 orësh po debaton mbi p/ligjin e PS-së për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ministri Basha u shpreh se mënyrat për të arritur zgjidhjet që ju pretendoni të arrini janë në tavolin, të sanksionuara nga maxhoranca dhe Këshilli i Evropës, qoftë kjo me p/ligjin tuaj dhe amendimet tona, qoftë kjo nëpëmjet Prokurorisë.
Naco: Drafti kërkon të ktheje komisionin hetimor në grup numërimi
Ora: 23:31- Deputeti i LSI-së Nasip Naço tha se opozita kërkon të kthejë Komisionin Hetimor në një grup numërimi që gjykata Kushtetuese ja njeh si të drejtë KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor.
"Ajo çka kërkon opozita në pikën 4 të p/ligjit të saj është të kthejë komisionin hetimor në një grup numërimi që Gjykata Kushtetuese ia njeh institucioneve të pavarura që i KQZ dhe Kolegji Zgjedhor", deklaroi Naço.
Duke iu referuar akuzave të PS-së ndaj komisionerëve të saj në zgjedhjet e 28 qershorit, Naço ftoi komisionerët e PS-së së qarkut të Beratit t'i bashkohën LSI-së në zgjedhjet e ardhshme "Nëse në zgjedhjet e tjera ju nuk do t'i përfshini në komisione ata, i'u bëj thirrje të përfshihen në komisionet e LSI-së në qarkun e Beratit", u shpreh Naço.
Replika Klosi -Olldashi
Ora 23:00- Duke iu referuar debatit mbi votimet në Komunën "Ruzhdie" në qarkun e Fierit, Olldashi tha se procesi u prish kur komisionerët e PS-së braktisën procesin zgjedhor, duke mos bërë as kallzim penal, i cili erdhi më pas nga subjekti që ata përfaqësonin. Por, theksoi Olldashi, rezultati i votimeve në këtë Komunë nuk u llogarit në rezultatin final në qarkun e Fierit, pasi ajo u shpall e pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor.
Prej fjalëve të tij morën spunto edhe deklaratat e deputetit socialist Blendi Klosi. Ky i fundit i rikujtoi Olldashit, qëndrën e votimit në Shijak, në të cilën ishte e vështirë të shkelej sepse quhej, bastion i PD. Sipas Klosit kutitë duhen hapur pikërisht, sepse shumë pak larg qëndrave të mëdha si Tirana e Durrësi, është edhe Shijaku, ku u vodhën votat. Akuzës së Olldashit se ka qënë atje për të mbrojtur votat, Klosi u përgjigj se, “Shkuam në Shijak për të negociuar me njerëzit, njerëzit tuaj Sokol Olldashi nuk lejonin të ngrije zyrat, se atje ishte bastioni juaj, prandaj kryetari juaj të hapë kutitë ose të largohet. Më erdhi shumë keq, dhe po them që nuk kam qënë ditën e zgjedhjeve, por kam qënë muaj pas zgjedhjeve, kur ju kishit manipuluar gjithcka” – thekson Klosi.
Dule: Sot të vendosim atë që thotë Kushtetuta
Ora 22:33-Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nënvizoi nevojën për transparencën e zgjedhjeve duke theksuar se hetimi nuk ka për qëllim ndryshimin e rezultatit.
"është momenti që sot të vendosim atë që e thotë Kushtetuta. Nuk mund të hetojmë gjykatat, por asgjë nuk na pengon në misionin tonë të shfletojmë çdo procesverbal, të hapim edhe kutinë e qendrës më të largët të votimit, sepse kështu vetëm kontribut do të kemi për proceset e ardhshme zgjedhore", u shpreh deputeti i PBDNJ-së.
Sipas tij, nëse nuk i jepet zgjidhje sot situatës, atëherë do i takojë qytetarit, përmes logjikës së tij, të gjejë zgjidhjen.
"Nëse do të vazhdoni të qëndroni në insistimet tuaja, z. kryeministër po hidhni hije mbi legjitimitetin demokratik te qeverisë suaj", u shpreh Dule.
"Ne respektojmë Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetese dhe të shtetit ligjor. Nëse mendojmë se ky parlament mund të marrë të gjitha atributet, të gjitha pushtetet, ky do të ishte problem i madh për këtë vend", u shpreh kryeministri Berisha në kundërpergjigje të fjalës së deputetit të PBDNJ.
Brace: Nuk ka pazar që e shpëton kryeministrin
Ora 22:00- Pas tre orësh bisedime kur ende nuk është arritur një marrëveshje mes opozitës e mazhorancës, vazhdojnë ende debatet e forta në Kuvend. Apel dhe akuzë për qeverinë dhe për vetë kryeministrin bëri edhe deputeti socialist Erion Brace. Sipas tij, duhet ndalur gjuha e fyerjeve, pasi opozita është në parlament për të gjetur zgjidhje.
“Kemi ardhur këtu për të mos pranuar të na fyeni dhe të mos na kërcënoni. Kemi ardhur për të kërkuar një zgjidhje ligjore dhe kushtetuese. Do përdorim të gjitha forcat që kemi në dorë të gjitha forcat që njeh sistemi ligjor. Po e merrni fjalën tonë dhe vecanërisht kryeministri po e përkthen, po e bën plumb për të na kërcënuar ne” – deklaron Brace.
Brace, me ton të ashpër i bën thirrje kryeministrit se zgjidhjen po e mban peng vetë ai, që kërkon të bëjë Pazar me hapjen e kutive, por opozita sipas Braces, nuk është për Pazar, nuk ka më Pazar që e shpëton kryeministrin.
“Do ti them kryeministrit se zgjidhja mbahet peng nga ai, cdo gjë po buron nga ai. Përdorët shpesh fjala ofertë, unë besoj se termi ofertë është term pazari, që i ka leverdisur sa herë në muajin mars kryeministrit, kur ka qënë keq edhe shumë keq. Ne nuk kemi ardhur të bëjmë pazar, kemi ardhur të vendosim një standart ndërkombëtar, atë të hapjes së kutive. Ne e duam këtë standart për ti dhënë kuptim zgjedhjeve në Shqipëri, zgjedhjet në këtë vend nuk vlejnë që nga qershori i këtij viti. Hetimi i vjedhjes nuk shpërbën shtetin por e legjitimon. Zoti kryeministër lirinë shqitarëve ua ka dhënë zoti jo ti, ti mund ti vjedhës ti vrasesh, ti marrësh të drejtëen për të zgjidhur, ti vjedh votën, por edhe kjo ka një fund. Sot nuk ka pazar që shpëton kryeministrin, pushteti legjitimohet në pazar, liria jo, zgjidhja është tek ai” – përfundoi Brace.
Replika të ashpra Berisha- Fino në Kuvend
Ora: 21:17- Kryeministri Berisha nuk ka lëvizur nga salla e Kuvendit, duke ndërhyrë thuajse pas cdo fjalimi të deputetëve opozitarë. Pas fjalës së deputetit Bashkim Fino kreu i qeverisë akuzoi deputetin socialist për përdorimin e gjuhës së urrejtjes, duke i bërë thirrje opozitës të mos përdorë seancën për kërcënime.
Replikat kanë vazhduar edhe më tej kur deputeti Fino i është përgjigjur akuzave duke konsideruar shpifje fjalët e kryeministrit.
“Që nga fillimi deri në fund ishin shpifje ato që the. Mua më vjen keq se të kam ndihmuar në ditëet e vështira, sepse kam gjuhën e bashkëpunimit dhe jo të urrejtjes, të kam ndihmuar kur edhe ministrat e tu të kthenin shpinën” u shpreh Fino.
Leskaj: PS kërkesë ligjore për hetim
Ora 20:20- Duke cituar deklaratën e Eurodeputetes Tanja Fajon për transparencën e procesit zgjedhor, deputetja e Partisë Socialistë Valentina Leskaj ka deklaruar se përpjekjet e opozitës për transparencë janë përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë se kjo kërkesë është Kushtetuese.
“Ne kemi kërkuar transparencë për të gjithë, dhe zgjidhje për të gjithë, jemi të vendosur të kërkojmë hapjen e kutive të votimit. Të gjithë sot jemi të bindur se kërkesa e PS për hetim është kushtetuese, është një e drejtë e përdorur edhe në 2005. Ne e respektojmë vendimin përfundimtar të gjykatës” – theksoi Leskaj duke treguar këtu se nuk kërkohet ndryshimi i rezultatit të zgjedhjeve.
Deputetja Leskaj thekson se “Një qeveri që ka bërë shkelje nuk e ka hallin tek transpareca, sot ka një palë që kërkon transparencë dhe kjo është opozita, ka edhe një palë tjetër që e mohon këtë transparencë, dhe kjo është maxhoranca” – tha deputetja e PS.
Ruci: Shqipëria në krizë, përgjegjësia e qeverisë
Ora: 20:00- Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha duke theksuar se opozita ndodhet sot në kuvend për të argumentuar me seriozitet kërkesat për transparencën e zgjedhjeve.
“Nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë demagogjinë e retorikën tuaj, prandaj zoti kryemisniter , këmbët mbaji në tokë e mendjen në kokë. Shqipëria është në krizë dhe përgjegjësia është e qeverisë. Kemi ardhur këtu me gjithë seriozitet për të sjellë argumentet tona” u shpreh Ruci.
Sipas Rucit, kriza që ka përfshirë vendin ka zgjidhje , ndërsa sic tha ai pengesa e vetme për të dalë nga ngërci është mungesa e vullnetit nga ana e qeverisë.
Majko: Hetimi parlamentar proces verifikimi
Ora 20:00- Deputeti Pandeli Majko e ka nisur fjalën e tij duke theksuar se “Mendoj që sot ne të gjithë së bashku ndodhemi përpara një numërimi mbrapsht, përpara ndërkombëtarëve. Pritshmëria për këtë seancë është tek gjetja e një konsensusi” – është shprehur Majko.
Sipas deputetit socialist nuk mund të quash antikushtetues kërkesën për hapjen e kutive, kjo kërkesë është themel për procesin e hetimit, është baza e mirëbesimit dhe verifikimit
“Nëse do të vinim në diskutim legalitetin e Parlamentit atëherë po që do ishte antikushtetues, hetimi parlamentar është një proces i nevojshëm për vetë parlamentin. Si të hetojmë ne një reformë zgjedhore nëse nuk kemi një proces transparent?
Të verifikosh dhe të hetosh është dicka krejt tjetër. Ajo që sot është e qartë, është se transparenca duhet bërë për një bazë mirëbesimi, verifikimi, këtë faktori ndërkombëtar e di shumë mirë” – nënvizoi Majko.
Menjëherë pasi deputeti Majko përfundoi fjalën, kryeministri Berisha ka bërë përsëri thirrje për tu vlerësuar oferta e tij, për ngritjen e komisionit hetimor dhe për lënien jashtë tij, të kutive të pahapura.
Tahiri: Hapni kutitë, pastaj të ngrihet komisioni
Ora 19:30- Deputeti Sajmir Tahiri ka deklaruar në seancën e sotme se hapja e kutive është kërkesa kryesore e socialistëve, duke marrë shembull hapjen e kutive nga komisioni hetimor në 2005. “Komisioni hetimor në 2005 urdhëroi hapjen e kutive eme miratimin e zotit Nishani dhe zotit Patozi, ku u vendosën të hapen kutitë në 22 zona zgjedhore. Kutitë janë hapur në vitin 2005 kur zgjedhjet nuk i administronte kjo qeveri, por sot i madh e i vogël e dinë qartë se kërto zgjedhje janë të manipuluara” – deklaroi Tahiri.
Sipas Tahirit, nuk mund të ngrihet komisioni hetimor pa hapjen e kutive të 28 qershorit, ashtu sic pretendon Berisha, pasi kjo mënyrë veprimi sipas tij, nuk heton realisht zgjedhjet. "U bënë disa muaj që kërkojmë dicka elementare, nuk është Kushtetuta që fsheh hetimin por është dëshira politike. Thirrjet tuaja për kushtetutshëmëri e gjykata janë për të fshehur që opozita të mos lejohet të hetojë zgjedhjet. është e drejtë e parlamentit të hetojë 22 nga 66 qendrat e votimit, pse nuk funksionoi sistemi me kamera, pse nuk u lejuan vëzhguesit, sa i përhapur ka qënë votimi familjar ? është e drejtë e këtij parlamenti ti hetojë të gjitha këto. Pra keni pranuar hetimin e zgjedhjeve por jo hapjen e kutive, sepse nuk doni që të hetojmë procesin zgjedhor, keni frikë zbulimin e shkallës së manipulimit, keni frikë se zbulohet që mazhoranca juaj nuk është fituese, por qeveris me vota të vjedhura.” – përfundoi Tahiri.
Berisha, opozitës: Mos përdorni terrin për të kërkuar transparencën
Ora: 18:55-“Kemi ardhur këtu me vullnetin më të mirë për ti dhënë një përgjigje legjitime, kushtetuese, kërkesës së opozitës për transparencë” e nisi fjalën e tij kreu i qeverisë Sali Berisha, ndërsa i bëri thirrje opozitës të lërë retorikën e akuzave, sic tha ai për të mos e shndërruar seancën e sotme plenare në një gjyq publik ndaj komisionerëve në zgjedhjet e 28 qershorit.
“Nëse këtu do ta shndërroni në një gjyq elektoral, do na ktheni në avoketër të tyre sepse kështu shkelet jo një herë por 20 mijë herë neni 7 i Kushteutës, neni i prezumimit të pafajësisë. Zgjedhjet kanë patur gardianët e vet të ligjit, përfaqësuesit tuaj e tonët. Kemi ardhur të dialogojmë por nëse ju vërsuleni me krim elektoral e kriminelë elektoralë bëni një gabim shumë të rëndë” u shpreh kryeministri drejtuar deputetëve të opozitës.
Ndërsa theksoi bindjen e mazhorancës për të pranuar ngritjen e komisionit hetimor , por pa prekur kutitë e votimit, Berisha tha se qeveria është gati për të bërë transparncën e zgjedhjeve duke përdorur mjete kushtetuese e duke mos dalë mbi vendiemt e gjykatave.
“Dua tju premtoj vullnetin e plotë për një komision parlamentar ku opozita do të ketë shumicën, vullnetin e plotë për të ndryshuar ligjet, por duke respektuar Kuashtetutën” u shpreh Berisha.
Duke ju referuar provave të paraqitura nga opozita për shkejet e konstatuara gjatë procesit zgjedhor, kryeministri tha se pretendimet e PS nuk mund të vërtetohen me asnjë provë.
“Nuk jeni në gjendje të paraqisni asnjë provë të vetme. Keni paaraqitur karta bixhozi të falsifikuara, por asnjë komisioner që të thotë, po më kanë korruptuar. Këto zgjedhje janë vëzhguar nga 510 vëzhgues nga Bota e Europa. Konkludimi i tyre për zgjedhjet është ligji ndërkombëtar i zgjedhjeve. Kur thotë gjykatësi ndërkombëtar, të gjithë të tjerët binden.” u shpreh kreu i qeverisë.
Dokle: Transparencë, për ti dhënë fund masakrës elektorale
Ora: 18:50- Në fjalën e tij deputeti socialist Namik Dokle, e cilësoi ditën e sotme, kur në Kuvend shqyrtohen nismat e PS si ditën kur shqiptarët janë përpara dy zgjedhjeve.
“Sot është dita të zgjedhim mes demokracisë europiane dhe masakrës europiane, sot sepse nesër do të jetë vonë.Akoma dua të besoj në dëshirën e mirë të të gjithëve për ta parë Shqipërinë si të gjithë Europën.” – u shpreh Dokle.
Edhe Dokle nga salla e Kuvendit kërkoi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke theksuar se kushtetuta nuk ndalon zbulimin e kësaj masakre elektorale.
“Ne e kërkojmë transparencen dhe hapjen e kutive që masakra e krimit elektoral të mos përsëritet më. Shqiptarët e dinë mirë tashmë se cfarë ndodhi në 28 qershor, ashtu sic e dinë ndërkombëtarët dhe ata që e inskenuan këtë sekenë. Të gjithë kanë një slogan “Nuk na lejon Kushtetura”, kjo nuk është aspak e vërtetë. E vërteta juaj nuk ka të bëjë me Kushtetutën, ju e përdorni pushtetin mbi shtetin, e përdorni për të grabitur tokat e shqiptarëve, për tu vënë lakun në fyt shqiptarëve, për të komanduar mediat” – deklaroi Dokle.
Gumi: Kuvendi nuk mund të kryejë hetime paralele
Ora: 18:45- Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se "amendamentet e maxhorancës synojnë sjelljen në përqasje me Kushtetutën të nismës ligjore të PS-së, duke iu referuar parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe respektimin e minorancës".
"Kuvendi nuk mund të kryejë hetime paralele, nëse një fakt është hetuar ose është në proces hetimi nga Prokuroria", deklaroi Gumi, duke shtuar se "hetimi është i kufizuar nga disa parime dhe detyrime kushtetuese".
Duke iu referuar teksit të amendamenteve miratuar në Komisionin e Ligjeve dy ditë më parë, Gumi tha se është rënë dakord për miratimin e nenit 1, i cili përcakton se komisionet hetimore nuk mund të kenë objekt dhe as mund të hetojnë çështjet e gjykuara nga gjykatat e vendit dhe as të hetojnë çështje, fakte apo kompleks faktesh për të cilat është regjistruar kallëzim penal në prokurori ose kur ato janë në shqyrtim gjyqësor.
Neni 2, tha Gumi, përcaktohet se komisioni hetimor do të zgjasë 3 muaj, nga 24 muaj që kishte propozuar PS-ja. Përsa i takon nenit 3 i propozuar nga PS, i cili kërkonte shumicë në komisione edhe për hetime të tjera, sipas Gumit, hiqet, duke u bazuar në parimin e rëndësishëm që ka lidhje atë të shumicës, por pranohet që opozita të ketë shumicën në komisionin hetimor vetëm për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Neni 4 i draftit, që synonte transparencën përmes hapjes së kutive, nuk u pranua, pasi sipas Gumit, "nuk mund të hetohen çështjet për të cilat është shprehur gjykata.
Xhafaj: Të vendosur për hetimin e zgjedhjeve
Ora: 18:30-Deputeti Socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar nga salla e Parlamentit se PS kërkon të dijë me cdo kusht të vërtetën që fshihet në kutitë e votimit, duke kërkuar hetimin e këtyre zgjedhjeve Xhafa ka nënvizuar se nuk ka normë juridike që e ndalon këtë hetim.
"Nuk mund të ketë hetim parlamentar pa kutitë. Gjithcka tjetër do të ishte dështim i radhës. Vendimi për mos hapje të kutive do të mund të ndalohej prej ndonjë norme juridike. Por nuk ka asnjë normë apo vendim gjyqësor të urdhërojë një ndalim të tillë. Ky komision parlamentar nuk synon të marrë të pandehur askënd apo të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, por të kryejë veprimet proceduriale dhe eliminimin e problemeve në zgjedhjet e ardhshme", thekson Xhafaj.
Nis senaca parlamentare, në rend të ditës vetëm 2 nismat e PS
Ora: 17:55-Nis seanca e radhës e Kuvendit me praninë e të gjithë deputetëve të zgjedhur në 28 qershor. Në rend të ditës janë vetëm 2 nismat ligjore të propozuara nga Partia Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor që do të bëjë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Pritet një seancë maratonë pasi pothuajse të gjithë deputetët socialistë kanë kërkuar fjalën për të argumentuar kërkesat e opozitës.
Projektligji i propozuar nga PS, që lidhet me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, pritet të jetë pika më e debatuar e seancës, për të cilën palët nuk arritën të gjejnë konsensus gjatë diskutimit në komisionin e Ligjeve. Ky i fundit, dy ditë më parë, rrëzoi me votat e maxhorancës një nga nenet më të rëndësishëm të draftit të propozuar nga socialistët, atë të hapjes së kutive. Ky nen, i konsideruar nga opozita si 'thembra e Akilit' në hetimin e zgjedhjeve, nuk u mor parasysh nga shumica, sipas së cilës "nuk mund të hetohen çështje për të cilat është shprehur gjykata".
Nëse në përfundim të seancës nuk miratohen nismat e PS, burime nga kryesia e kësaj partie, të cituara sot nga “Gazeta Shqiptare” thanë se do të fillojë lëvizja ‘Berisha largohu’.
Ora: 7:00- Hetimi i zgjedhjeve, sot seanca plenare ,PS ne Kuvend
Parlamenti pritet të zhvillojë sot pasdite një seancë maratonë për të vendosur për ngritjen e komisionit hetimor që do të bëjë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Nëse në përfundim të seancës nuk miratohen nismat e PS, burime nga kryesia e kësaj partie, të cituara sot nga “Gazeta Shqiptare” thanë se do të fillojë lëvizja ‘Berisha largohu’. Deputetët socialistë vendosën dje, në një mbledhje të shkurtër të grupit parlamentar, që të jenë të pranishëm pikërisht në pikën ku do të nisë diskutimi i nismave të tyre. Burimet nga grupi socialist bënë të ditur se që në fillim, kryetari i grupit, Gramoz Ruçi i ka lajmëruar deputetët se do të hyjnë në Kuvend dhe nuk do të ketë asnjë tërheqje nga qëndrimet e mëparshme. Nga ana tjetër, edhe sekretari për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj i ka sqaruar kolegët e tij, për atë që ndodhi në Komisionin e Ligjeve, ku opozita u detyrua të largohej për shkak të refuzimit nga maxhoranca të neneve të propozuara nga PS-ja për hapjen e kutive të votimit. Ligjvënësit socialistë janë porositur gjithashtu që të diskutojnë të gjithë, duke shprehur të njëjtin qëndrim të përsëritur ditë pas dite, për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve, të kritikuara nga opozita si të manipuluara. Mësohet se kanë regjistruar emrin për diskutim më shumë se gjysma e deputetëve socialistë në sekretarinë e grupit. Mes tyre, burimet bëjnë të ditur se emrat për të diskutuar i kanë regjistruar edhe deputetët e LMN-së, Arben Malaj, Ben Blushi e Kastriot Islami. Përveç diskutimeve të deputetëve të opozitës, edhe deputetët e maxhorancës kanë parashikuar një listë të tyre të fjalimeve, ndaj seanca mund të zgjasë deri në orët e para të datës 19 mars, kur ka lajmëruar vizitën edhe komisioneri i zgjerimit, Stefan Fyle, shkruan sot GSH.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë i bëri thirrje dje politikës shqiptare të gjejë kompromisin para ardhjes së tij, në Tiranë.
Socialistët braktisën dy ditë më parë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Shkak për këtë u bënë amendamentet e propozuara nga 3 deputetët e PD-së, të cilat shfuqizojnë nenin 4 të propozuar nga PS-ja, ku përcaktohej hapja e kutive të votimit në rast se kërkohej verifikim i rezultatit të zgjedhjeve. Po kështu, në bazë të amendamenteve të PD-së, komisioni hetimor nuk do të zgjasë 24 muaj, sipas propozimeve të PS-së, por vetëm 3 muaj. Edhe në një nen tjetër, PD-ja ka ndërhyrë. Pikërisht në nenin 3, ku PS-ja shprehej se opozita duhet të ketë shumicën në komisionet hetimore, PD-ja ka propozuar që këtë shans opozita do ta kishte vetëm në rastin e hetimit për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
(e.n/m.a/BalkanWeb)